Pinknews

Soni Malaj merr vëmendjen me fotografitë e reja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, apo aktivitetet profesionale. Së fundmi, këngëtarja me origjinë tropojane ka publikuar për fansat disa fotografi atraktive me bikini. Nën filtrat bardhë e zi, këngëtarja e hitit “Ndarje” theksoi linjat e saj të tonifikuara të trupit në këto imazhe. “Një atmosferë si në parajsë”, shkroi Malaj në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar. Soni është shumë e përkushtuar në palestër, me çka edhe ka arritur që të ketë një rezultat të mirë në trupin e saj.

 

 

TRENDING

Exit mobile version