Politike

Sonila Meço: Ne duam të emigrojmë nga Shqipëria, Rama na sjellë emigrantë afrikanë

Gazetarja Sonila Meço thotë se e ka mësuar që para dy muajsh, se Shqipëria do kthehet në një terminal gjigand emigrantësh. Kjo, sipas saj, në një kohë kur vetë shqiptarët duan te emigrojnë nga Shqipëria. “Dy muaj më parë, në një takim me diplomatë e politikanë të huaj jashtë Shqipërisë mësova për tratativat nën rrogoz për shndërrimin e Shqipërisë në një terminal gjigand emigrantësh të paligjshëm, që do të kthehen nga vendet ku synojnë të qendrojnë për të pritur fatin e tyre në territorin shqiptar. E gjitha kjo duhej të realizohej para zgjedhjeve per parlamentin europian, në majin e ardhshëm, për të qetësuar agravimin dhe presionin e brendshëm në shtetet kryesore europiane nga fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve të paligjshëm. Dhe ja, sapo Kryeministri ynë nënshkroi me homologen italiane marrëveshjen e vendosjes së pjesëve të territorit shqiptar nën juridiksionin italian, ku do të vendosen fillimisht 3000 e më pas mijra emigrantë të larguar me forcë nga vendet ku synojnë të ndërtojnë jetën e tyre. Sikur mos të kish gërryer limfën natyrale të vendit shpopullimi, nuk di a do ngjante kaq ironike dhe e pa vend kjo marrëveshje. Aq më tepër të shndërrohet në kamp refugjatësh të paligjshëm, vendi që ka prodhuar më shumë azilantë për frymë, megjithëse pa luftë e konflikte etnike. Dhe mbi të gjitha, kaq papritur për shqiptarët, pa konsensus politik, pa diskutim publik. Dhe e gjitha pa vendosur asnjë vektor moral se dikur e ka bërë Italia për ne pritjen e eksodit. Kjo nuk ka lidhje as me mikpritjen shqiptare. Por me faktin se jemi në masë kandidatë për të emigruar nga vendi ynë”, shkruan ajo.

TRENDING

Exit mobile version