04/06/2021 , 16:59

Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha (FOTO)

Sot shënohet 30 vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, që solli për Shqipërinë një epokë të re.

Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 Shkurti tani është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për Martirët dhe Viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.

20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunis, ndërsa shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. gsh/

Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha (FOTO)Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha (FOTO)Sot, 30 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha (FOTO)

Related Posts

Kategorite

BIoscalin