Politike

Sot diskutohet kërkesa e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar kërkesën e PD për shkarkimin nga pozicioni i Kryetares së Kuvendit të Lindita Nikollës. Në mbledhjen e shkuar u caktua që kërkesa për shkarkimin e Nikollës do të votohet me shumicë të thjeshtë në seancë plenare. Ndërkohë sot pritet që relatorët Gazment Bardhi nga krahu i PD dhe Etilda Gjonaj nga PS, të prezantojnë raportet që do t’i kalojnë Kuvendit për votim. Lidhur me kërkesën për shkarkimin e Nikollës, të mërkurën Kreu i Grupit parlamentarë të PS, Taulant Balla tha se kjo kërkesë nuk qëndron dhe nuk do të pranohet.

“Këta mund të kërkojnë edhe shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit. Kërkesa të pafundme. Por e para është që nuk gjej qoftë dhe një argument të vetëm që të kërkosh shkarkimin e kryetares së Kuvendit, në kushtet kur kryetarja në seancën e fundit plenare, ka zbatuar rregulloren e Kuvendit. Rregullorja përcakton qartë se si disponon me vendimmarrje, kur bllokohet foltorja e Kuvendit. Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka të pamundur që të përmbushë detyrimet, në këtë rast është miratimi i rendit të ditës. Në kushte e deklarimit, një pjesë e deputeteve thanë se s’do të ketë punime normale. Kuvendi do e bëjë të qartë. Asnjë lloj kërkese e kësaj forme nuk mund të miratohet dhe nuk mund të merret në konsideratë. Do mundohemi që diskutohet do zhvillohen. Në këtë frymë do vijojnë përpjekjet për të vijuar punën normalisht. Deputetët që thyejnë rregulloren shpresojmë që mos të marrin pjesë në seancat plenare. Shpresojmë që në 2 shkurt Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Por situata që është krijuar është qesharake”, tha Balla.

Në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version