Politike

Sot ditë e stuhishme për Vulën, Sali Berishën dhe Shkëlzenin

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet sot seanca për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për çështjen Partizani. SPAK kërkon masën ‘arrest në shtëpi’ për Berishën, ndërsa në kërkesën që e zbardhur nga Report Tv, thuhet se ish-kryeministri do të ruhet tek dera me policës, si edhe i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të. Kjo do të thotë se Berishës i ndalohet edhe komunikimi me ndjekësit e tij në Facebook apo platformat e tjera sociale. Seanca do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa ajo e ditës së djeshme u shty me kërkesë të avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan kohë të njihen me provat. Ata po ashtu kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se Berisha e ka larguar nga puna më 8 shkurt 1996. Por në fakt Report Tv publikoi dokumentin që përgënjeshtron këtë pretendim të Berishës, pasi ai e ka emëruar sërish gjyqtaren Gjoka 6 muaj pas shkarkimit, më 23 gusht 1996. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka do të shqyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloi, e cila është përcaktuar me short.Po sot, në GJKKO zhvillohet edhe seanca për Gërdecin, ku Shkëlzen Berisha është thirrur për herë të parë në gjyq si dëshmitar. Ai refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Të dyja çështjet janë në dorë të gjyqtares Irena Gjoka.

Në Gjykatën e Posaçme sot zhvillohen dy seanca, ajo për Sali Berishën, si edhe për të birin Shkëlzenin. Babë e bir janë në ‘dorë’ të gjyqtares Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për masë shtrënguese për Berishën. Po ashtu, në orën 09:00 do të jetë seanca gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. GJKKO ka thirrur të dëshmojë Shkëlzen Berisha lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë Mediut me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Dosja po gjykohet nga Irena Gjoka. Shkëlzen Berisha refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit. Të dyja çështjet janë në dorë të gjyqtares Irena Gjoka.

Shkëlzen Berisha ka mbërritur në GJKKO, ku do të merret në pyetje për çështjen ‘Gërdeci’. Shkëlzen Berisha, ashtu sikurse i ati, do të përballet këtë të mërkurë në GJKKO. Seanca për çështjen Gërdeci do të mbahet në orën 09:00 dhe do të gjykohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ai tha për mediat se do të flasë në përfundim të seancës.GJKKO ka thirrur djalin e ish kryeministrit që të dëshmojë lidhur me faksin që Aldo Bumçi i ka dërguar atëherë ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”. Ai refuzoi të paraqitet në gjykatë seancën e 14 dhjetorit.

TRENDING

Exit mobile version