Sot një humbje jete nga COVID-19 dhe asnjë i intubuar në spitale! Shënohen 49 infektime të reja

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar vetëm një humbje jete si pasojë e COVID-19. Gjithashtu janë shënuar edhe 49 raste të reja duke bërë që infektimet në vend të jenë në trend ulës. Gjithashtu edhe në shtrimet në spitale nuk ka asnjë të intubuar.

Nga 2,964 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë, ku rastet më të larta i mban Tirana me 9 të tilla, e ndjekur nga Pogradeci me 6 raste, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qytetar, 71 vjeç, nga Berati.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore         49

Të shëruar në 24 orë      983

Të shtruar në spitale      84

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,964

Testime totale            671,495

Raste pozitive             131,939

Raste të shëruara        122,105

Raste Aktive                  7,407

Humbje jete                  2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5,905

Shkodër       266

Fier               179

Korçë            214

Gjirokastër   196

Durrës          117

Vlorë             147

Elbasan        116

Lezhë           101

Berat             82

Kukës           45

Dibër           39

Related Posts

Kategorite

BIoscalin