Aktualitet

Sot pritet vendimi për inceneratorin e Elbasanit, prokuroria kërkon 52 vite burg

Sot pritet të jepet vendimi për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme po bëjnë mbrojtjen avokatët e 6 të pandehurve.

Gazetari Ermal Vija raporton se disa nga të pandehurit pretendojnë se nuk kanë kryer asnjë shkelje dhe se nuk kanë lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Seancën e kaluar përfunduan mbrojtjen avokatët e ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako si dhe Jonida Zeqo.

Prokuroria ka kërkuar dënimin në total me 52 vite burg për 9 të pandehurit. Për Kokën kërkoi 10 vite burg, për Bllakon 4 vite ndërsa për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është kërkuar dënimi me të paktën 4 vite heqje lirie për shpërdorim detyre.

Ndaj ish ministrit Koka rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit së parave dhe të fshehjes së pasurisë ndërsa për Bllakon rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

TRENDING

Exit mobile version