Sport

Sot, Shqipëria kërkon biletën për në Gjermani 2024

Shqipëria do të sfidojë Moldavinë për të siguruar zyrtarisht kualifikimin për në Gjermani 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushën e “Stadionul Zimbru” me misionin për të prerë biletën dhe për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj këtij kundërshtari. Në 6 duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri. Ndeshje që përfundoi në barazim pa gola. Ndeshjet e tjera kanë qenë për eliminatoret e Europianëve. Të pesta të fituara nga kombëtarja shqiptare. Kuqezinjt kanë shënuar 14 gola, ndërkohë që kanë pësuar vetëm dy në një ndeshje të fituar në shifrat 3-2.

TRENDING

Exit mobile version