Sport
Southampton firmos me 21-vjecarin gjerman…

Klubi i Southampton pagoi pot 10 milionë euro për kartonin e Bella-Kotchap, që nga ana tjetër firmosi një kontratë 4-vjeçare me “shenjtorët” dhe do të provojë të ndjekë rrugën e Virgil Van Dijk, që bëri hapin e madh pikërisht te ky klub.
Sezonin që lamë pas pjesë e Southampton ishte edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja, i cili bëri mjaft mirë, por tani është rikthyer te Chelsea, që disponon edhe kartonin e tij./supersport

Sport
Martinez firmosi kontratën me Atletico, por çfarë ndodh

Lautaro Martinez sot është një nga lojtarët kryesorë të Interit, por një prapaskenë e pazbuluar më parë ka ndodhur në vitin 2017.
Ai firmosi kontratën e tij me Atletico Madrid, madje kishte kaluar edhe vizitat mjekësore. Por e papritura ndodh në momentin e fundit, Interi shfaqet në skenë dhe Lautaro ndryshon mendjen.
“El Toro” është duke bërë emër të madh në historinë e sulmuesve të Interit dhe ai nuk është menduar që ka zgjedhur Interin në sekondën e fundit.
🚨📸 Exclusive photos from @mundodeportivo, on the day in 2017 that Lautaro Martínez signed contract with Atlético de Madrid. He even passed the medicals and his agent even admitted that deal was "99%" done, but then Inter appeared and Lautaro chose Inter ⚫️🔵 pic.twitter.com/Qyquf2w5WA
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) June 27, 2022
Sport
Operacioni i transferimit të De Ligt

Juventusi po mendon për transferimin e Christian Pulisic nga Chelsea. Sulmuesi anësor është shumë pranë largimit dhe bardhezinjtë e pëlqejnë.
Në mediat italiane ka edhe një skenar për këtë operacion në merkato. Londinezët synojnë transferimin e Matthijs De Ligt nga Juventusi për mbrojtjen.
Kështu Pulisic mund të përfshihet në këtë marrëveshje dhe palët të plotësojnë kështu nevojat e tyre për të plotësuar organikën me lojtarë cilësësorë.
Sport
Zaniolo me çmimin e ri bëhet i paprekshëm

Roma ka vendosur çmim të ri për Nicolo Zaniolon, që vlerësohet me 80 milionë euro. Juventusi tani nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë sulmuesin.
Fillimisht raportohej se Roma e hiqte për 60 milionë euro. Bardhezinjtë kishin ofruar 25 milionë euro dhe dy futbollistë.
Mesfushorët Weston Mckennie dhe braziliani Arthur ofrohen në këmbim të Zaniolo dhe Romës ata mund t’i bënin punë.
Sport
Origi, ‘goditja’ e parë e Milanit

ITALI – Tregu i transferimeve të Milanit është zhbllokuar, Divock Origi po bëhet sulmuesi më i ri i Milanit. Belgu i liruar nga Liverpooli do të zbarkojë në Milano në mbrëmje dhe nesër ka planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë euro plus bonuse.
Marrëveshja u mbyll pak kohë më parë nga çifti Maldini-Massara, të cilët do të marrin statusin zyrtar në orët në vijim. Një goditje e rëndësishme për skuadrën e Piolit, i cili me sulmuesin 27-vjeçar, do të ketë një alternativë të rëndësishme ndaj Giroud.
Është e vështirë të thuhet tani, nëse Origi do të nisë me gradën e titullarit në qendër të sulmit të Milanit, por sigurisht që sulmuesi belg përfaqëson një lojtar cilësor, të aftë për të shënuar gola. Profil i besueshëm, që vitet e fundit ka qenë një aktor mbështetës te Liverpool, por ka qenë gjithmonë gati kur është thirrur nga Klopp.
Në katër vitet e fundit te ‘Reds’ ai bëri 60 ndeshje dhe 16 gola, duke përfshirë dopiedën kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League 2019 dhe atë në finale kundër Tottenham. Atij sigurisht që nuk i mungon përvoja ndërkombëtare dhe për këtë arsye Maldini ka vendosur të mos e lërë të shpëtojë, duke e arritur goditjen në pranverë, në kohë të padyshimta.
Javët e fundit Origi ka punuar shumë në Belgjikë për t’u rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të humbasë finalen e sezonit, për të qenë gati për fillimin e grumbullimit të hënën e ardhshme. Tani ai do të ketë një javë për t’u vendosur në Milano dhe më pas do të fillojë aventurën e tij te kuqezinjtë.
Sport
Chelsea kontrat me sulmuesin e Manchester City

Drejtuesit e “Chelsea” kanë rënë dakord për një kontratë me sulmuesin anglez të “Manchester City” Raheem Sterling.
Sipas Fabrizio Romano, klubi londinez është gati t’i bëjë një ofertë të re Manchester City në të ardhmen e afërt për transferimin e futbollistit 27-vjeçar anglez, kontrata e të cilit tashmë është rënë dakord. Vlen të theksohet se trajneri i bluve Thomas Tuchel personalisht insiston për nënshkrimin e Sterling.
Raheem Sterling bëri 30 paraqitje në ligë sezonin e kaluar me City, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë pesë asistime.
-
Politike8 hours ago
Ballkani i Hapur rrit potencialin për ndikim rus
-
Pinknews9 hours ago
Kendall Jenner çmend rrjetin, vjen komplet nudo
-
Aktualitet8 hours ago
Shuhet në moshë të re pedagogia e Universitetit
-
Bota11 hours ago
Kriza ushqimore, zija e bukës po afrohet
-
Lifestyle6 hours ago
Shenjat e para kur trurit i mungon oksigjen
-
Aktualitet10 hours ago
Tiranë-Durrës, rritet sërish çmimi i biletës
-
Politike10 hours ago
Rama: Grekët mendojnë se majmunët erdhën pas tyre
-
Sport5 hours ago
Zaniolo me çmimin e ri bëhet i paprekshëm