Politike

Spaho ankohet te socialistët: Deputetëve t’u rritet rroga

Nisma e fundit e qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik është pritur me interes jo vetëm nga qytetarët, por një rritje të tillë, duket se e kërkojnë edhe deputetët e grupimit të “Foltores”.

Ka qenë deputeti Edmond Spaho, i cili u shpreh në Kuvend se kishte dëgjuar një iniciativë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste se nuk do kërkojnë rritje pagash.

Kjo iniciativë e socialistëve duket se e ka shqetësuar jo pak Spahon. Ai në mënyrë pothuajse direkte kërkon rritje page për deputetët e Kuvendit, duke thënë se postin e tyre po e krahasojnë me një përgjegjës sektori në ministri.

“Dalim vullnetarët që të na hiqen financimet për nevojat e domosdoshme. Në këtë kuadër, kam dëgjuar edhe grupi parlamentar i mazhorancës do dalin vullnetarë që mos t’u rritet rroga. Iniciativë më idiote dhe qesharake nuk mund të gjendet për ta poshtëruar dhe shkelur më këmbë deputetin, që të renditet baras me një përgjegjës sektori në ministri. Kjo tregon se sa seriozë jeni ju në të gjitha këto iniciativa që ndërmerrni. Kështu që, ju bëj thirrje mbani arsyen dhe mos veproni sipas interesave tuaja politike, por sipas ligjit.”, tha mes tjerash Spaho.

Kërkesa e deputetit të “Folotres” shkaktoi të qeshura në radhë të socialistëve.

TRENDING

Exit mobile version