Aktualitet

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Ishte gjyqtarja Iliriana Olldashi, ajo e cila ndryshoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në arrest shtëpie’ për dhëndrin e Sali Berishës, i cili u arrestua nga SPAK për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’.

Gjyqtarja Olldashi, pas investigimit të bërë nga Report Tv u zbulua që kishte konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një cmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2

TRENDING

Exit mobile version