17/06/2021 , 1:34

SPAK – Mbi 1000 persona në përgjim për vitin 2020, pjesa më e madhe për korrupsion

TIRANË– Kreu i SPAK, Arben Kraja po raporton në Komisionin e Ligjeve lidhur me punën vjetore të institucionit që ai drejton.

Kemi qenë në disa situata problematike dhe jo normale të ushtrimit të aktivitetit, numri i Prokurorëve është i pakës, mungesa e strukturës së BKH, ambientet tona kanë qenë në rikonstruksion dhe jemi zhvensodur në kushte jo normale dhe pandemia. 588 procedime penale, 216 hetime kanë përfunduar, 216 persona janë marrë të pandehur”, tha Kraja.

Ai ka deklaruar se mbi 1000 persona janë përgjuar, ku pjesa më e madhe ka qenë për korrupsion.

“Përgjimet, në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e përgjimeve, janë të izoluara, të sigurta ku janë 7 poste, ku oficerët kanë kryer punën. 91% e procedimeve penale është kryer metoda e përgjimeve nga 10 oficerë, ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. 41 kërkesa për ndihmë nga autoritet e huaja, në total janë ekzekutuar 22 prej tyre. 24 raste për ekstradim. Një punë tjetër që na ka kushtuar shumë punë është ajo kundër terrorizmit. Ka pasur 62 kërkesa për konfiskim pasuri, 25 është pranuar kërkesa për sekuestrimin e pasuritë”, tha Kraja.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin