Politike

SPAK mund të jetë gijotina për politikën e vjetër

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se emri i kreut të ri të SPAK ka rëndësi për politikën shqiptare, pasi strategjia amerikane është që të çmontojë elitën e vjetër politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kreu i ri i SPAK, Altin Dumani, është i deklaruar si një nga njerëzit më të mbështetur nga SHBA. Kjo, sipas shqetëson qeverinë, deri në pikën që krijoi një incident diplomatik duke u marrë me afatet e mandatit të ambasadores Kim.

“Qeveria krijoi edhe incident diplomatik; në një rast të paprecedentë Shqipërua u mor me afatet e mandatit të ambasadores Kim. Një ministri që nuk merret as me mandatin e ambasadorëve të vet. Emri i kreut të SPAK ka rëndësi për politikanët në Shqipëri se strategjia amerikane është të çmontojë elitën e vjetër politike dhe këtë s’e bëjnë dot me votë se votën e kontrollojnë. SPAK mund të jetë gijotina për politikën e vjetër”, tha Spahiu.

TRENDING

Exit mobile version