Kronike

SPAK zbulon akuzat për kardiokirurgun Edvin Priftin, i sekuestrohen 1.1 mln euro

Tirane- Pas 4 viteve hetim SPAK dërgoi për gjykim dosjen për kardiokirugun e njohur Edvin Prifti, ish shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përmes një njoftimi për shtyp SPAK njofton se ka marrë të pandehur mjekun kardiokirug për 4 akuza nga korrupsion pasiv në 7 raste tek vjedhje duke shpërdoruar detyrën, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave. SPAK rendit dhe rastet për të cilat ka ngritur akuzat.

Pse korrupsion?
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” thuhet në njoftimin e SPAK

Pse Pastrim Parash?
Mjekut kardikirurg që punon sot në QSUT I janë gjetur dhe sekuestruar në total mbi 1.1 mln euro. Nga të cilat një shumë e madhe cash iu gjet në banesë dhe në zyrën e të pandehurit.

Konkretisht SPAK njofton se në momentin e arrestimit, nga kontrolli i banesës, dhe i zyrës së të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme monetare në CASH, për të cilat nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri nuk mund  t’i justifikonte me burime të ligjshme, shuma të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale, dhe më konkretisht shumat prej 256.800 Euro, 7.600 Dollarë Amerikanë dhe 15.435.000 Lekë.

Në vijim të një hetimi të gjithanshëm dhe objektiv të këtij procedimi, është kryer një hetim i plotë pasuror dhe financiar, dhe në përfundim janë sekuestruar në gjashtë llogari bankare pranë Bankave të Nivelit të Dytë, edhe shuma monetare në vlerën prej 177.497 Euro, dhe 52.479.368 Lekë.

“Shumat totale të sekuestruara gjatë hetimit paraprak janë 434 319 (katërqind e tridhjetë e katër mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) Euro, 67 914 368 (gjashtëdhjetë e shtatë milion e nëntëqind e katërmbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë) Lekë, si dhe 7 600 USD” informon SPAK

Pse fshehje e të ardhurave? 

SPAK thotë se hetimi ka provuar se, i pandehuri prej vitit 2018, e në vijim, ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore etj., fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, me qëllim jo vetëm për të justifikuar shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore.

“I pandehuri Edvin Prifti, është pajisur me fatura fiktive, të cilat pasqyrojnë blerjen fiktive të sendeve dhe paisjeve mjekësore nga subjektet tregtare në emër të tij, me qëllim rrijtjen e kostove dhe shmangien nga detyrimet tatimore, por edhe për të justifikuar shumat e derdhura Cash në llogaritë e këtyre bizneseve, shuma të cilat më pas janë tërhequr prej tij, dhe janë depozituar në llogaritë personale. Në këtë mënyrë ai ka justifikuar burimet e të ardhurave, pa origjinë të ligjshme të cilat megjithatë nuk janë justifikuar plotësisht. Ky mekanizëm, veçanërisht lëvizjet monetare në llogaritë bankare, i shoqëruar me paisjen me fatura tatimore fiktive, tregon qëllimin e vërtetë të të pandehurit, i cili është fshehja dhe mbulimi i natyrës së burimit të të ardhurave, nga veprimtaria e korrupsionit. Për këtë arsye, ai ka konsumuar në këtë mënyrë elementët e figurës së veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në formën e parashikuar nga neni 287/1 pika “b” e Kodit Penal.

Pse vjedhje?
Sipas SPAK Prifti i ka vjedhur dhe para nga një grant prej një fondacioni

“I pandehuri Edvin Prifti, në sajë të detyrës së tij, si Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, pasi ka përfituar një Grant në shumën 8,973 (tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre) USD, nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implementohej në Shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të Grantit, por i ka përfituar për interesa personale”

Çfarë iu sekuestrua 
Iu gjetë në banesë e në zyrë
-256.800 Euro cash
– 7.600 Dollarë Amerikanë
-15.435.000 Lekë
I bllokohen 6 llogari në bankë 
177.497 Euro
52.479.368 Lekë
Në total iu sekuestruan 
-434 319 euro
-67 914 368 lekë
-7 600 USD
Totali: 1 100 681 euroAkuzat që u mor i pandehur Edvin Prifti
-Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, neni 259 i Kodit Penal, në 7 raste
-Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, neni 135 i Kodit Penal
-“Fshehja e të ardhurave”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 180 dhe 287 i Kodit Penal.
Kërkesa për gjykim mban nr 242, të vitit 2020

Lajmi  ne perditesim…

TRENDING

Exit mobile version