Politike

Spartak Braho hap ‘Çantën e Zezë’…armë, euro dhe spiunë

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho paralajmëron se do hap “çantën e zezë”, qe simbolizon sipas tij një mori materialesh e dokumentesh profesionale që trajtojnë çështjet e sigurisë kombëtare. Në këtë intervistë për gazetën “SOT”, e cila do të publikohet sot dhe nesër,  intervistë e  mbushur me detaje të padëgjuara ndonjëherë, Braho tregon edhe për afera të tjera si trafiku i armëve në Palestinë dhe Çad, deri tek pastrimi i parave.

-Zoti Braho, intervista juaj dhënë gazetës “SOT” më 3 gusht të këtij viti ka pasur një jehonë të madhe, jo se këto gjëra nuk janë diskutuar ndonjëherë në shtyp, por sepse ju jepnit një dëshmi në dorë të parë dhe akuza se Sali Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB. Me sa kam kuptuar nga reagimet, interesimi ka lidhje me dëshminë që ju sillnit nga dorëshkrimi i operativit të ish-Sigurimit të Shtetit Ali Anadolli, i cili e ka rekrutuar zotin Berisha si bashkëpunëtor në vitin 1967, me pseudonimin “Penicilina”. Keni të dhëna të tjera nga dëshmitë e këtij operativi te sigurimit?

Spartak Braho:  Dua të sqaroj fillimisht se është më se e vërtetë se ish-Sigurimi i Shtetit Shqiptar që veproi në vitet 1945-90 ka patur ne inventarin e tij edhe tre dosje agjenturore sipas kësaj renditje:

1- Dosja Berisha

2- Dosja Rama

3-Dosja Metaj

‘Janë shumë gjëra. Dëshmitë e Ali Anadollit, një punonjës i respektuar dhe i besueshëm i ish-Sigurimit të Shtetit,  tashmë duhet të ishin objekt i Prokurorisë. Si ish-kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare kam krijuar bindjen ne fakte dhe dëshmi që janë bëre me këtë rast se UDB-ja përgatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD, Arben Brocin. Gjatë protestës, kur Broci është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë : “Zef, pse ma bëre këtë ?” Por ka edhe fakte të tjera. Por le ta ndërpresim këtu për sot këtë bisede…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version