17/06/2021 , 1:41

“Spastrim” për të ulur nivelin e pagave, 5 yje bardhezi në shitje

Kriza ka goditur rëndë edhe një klub si Juventusi dhe ulja e nivelit të pagave është më shumë se i nevojshëm për torinezët. Për ta bërë këtë Gazzetta dello Sport raporton se “Zonja” ka nxjerrë 5 lojtarë në shitje.

Aaron Ramsey fiton gati 10 milion euro në sezon, Adrien Rabiot merr 8, marrëveshja me Alex Sandro përcaktohet në 6 milionë dhe Federico Bernardeschi ka një pagë prej 4 milionësh. Atyre do u shtohen edhe Douglas Costa dhe Daniele Rugani që kthehen nga huazimet.

Këto janë kontratat e rënda, që Juventus dëshiron t’i heqë qafe gjatë merkatos së ardhshme të verës, kështu që të pesë lojtarët do të përfundojnë në treg dhe do tentohet të nxirren sa më shumë para nga largimet e tyre.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin