Kosova

Spiun ose i etur për pushtet/ Haradinaj përplaset me Kurtin

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në Veri ka thënë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se “ose është spiun i Serbisë ose dëshiron të mbetet domosdo në pushtet”.

Në një konferencë për media të mbajtur pas mbledhjes së jashtëzakonshme të partisë së tij, Haradinaj shtoi se kushdo në botë e di që Kosova humb shumë nëse nuk ka besimin e NATO-s dhe Amerikës

“Kurti intensivisht me çdo veprim të vetin po e prish këtë aleancë, pra ky ose është spiun i Serbisë ose do me cdo kusht të rri në pushtet, duke drejtuar një qeveri humbëse të zhytur në korrupsion e nepotizëm. Ai po e kërkon shpëtimin nga kriminelë, duke i arrestuar ata e duke na shitur këtë si fitore të Kosovës” –  tha  Haradinaj

Duke komentuar lajmin e arrestimit të pjesëtarëve të policisë nga ana e Serbisë, ish-kryeministri deklaroi se u përdhos uniforma e Kosovës dhe kërkoi menjëherë lirimin e tyre.

“Albin Kurti po shkon në drejtim të kundërt dhe e ka kthyer Kosovën në palë të dështuar. Për faj të kryeministrit, aleatët tanë perëndimorë kanë filluar ndëshkimet që do të rezultojë në dobësimin tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, shtoi Haradinaj, duke theksuar – “Është momenti që me cdo formë ti themi ndal Albin Kurtit”

TRENDING

Exit mobile version