Sportisti shqiptar Pavli Vangjeli ka ndërruar jetë në moshën 37 vjeçare. Një sëmundje e rëndë e shfaqur kohët e fundit i ka marrë jetën ish-mesfushorit të disa ekipeve greke mes të cilave dhe PAOK-u.
Vitet e fundit ai kishte lënë futbollin dhe punonte si trajner në një akademi në Australi.
Pavli Vangjeli është vëllai i mbrojtësit të Tiranës, Kristi Vangjeli. Sportisti shqiptarë ka ndërruar jetë në Selanik.
Pavli Vangjeli emigroi në Greqi me familjen dhe bashkë me vëllain e tij, Kristi, u formuan si lojtarë në ekipet e Selanikut. Skuadrat ku ka luajtur Pavli, kanë shprehur ngushëllime në faqet e tyre zyrtare.