NTV
No Result
View All Result
06/03/2021 , 17:57
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
06/03/2021 , 17:57
NTV
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë

by Ballhysa
02/02/2021 , 10:50
Standard & Poor’s konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “e qëndrueshme” për Shqipërinë
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (1 shkurt 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

 

Kështu deklaron Ministria e Financave dhe Ekonomisë teksa thekson se S&P parashikon që në vitin 2021 ekonomia do të rritet me rreth 4.5%, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë, si dhe vlerëson që Pandemia COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, bënë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohej me rreth -5% në vitin 2020.

“Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit. Impakti i këtij sektori në ekonominë shqiptare sipas vlerësimit të Standard & Poor’s mund të jetë edhe më i theksuar se në vendet e rajonit për shkak të peshës më të lartë që zë ky sektor në Shqipëri.
Gjithashtu, agjencia shprehet se, qeveria arriti të sigurojë kredi nga Institucione Financiare Ndërkombëtare, si dhe arriti të emetojë një Eurobond të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave.

S&P shprehet se, humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.7% të PBB-së, nga 1.9% në 2019. Agjencia e konsideron të lartë këtë nivelin aktual të borxhit dhe vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale. Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së pasi të arrijë në rreth 77% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë nga viti 2022 e më tej, ndërkohë që ekonomia rikuperohet, shuhet gradualisht efekti i masave suportuese”, thuhet më tej.

Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme.
Qeveria Shqiptare pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave.
Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzitues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.

S&P shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të arrijë dhe të mbajë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim.

Ky sugjerim i shtohet rregullit ekzistues së uljes të borxhit, i cili kërkon një rënie në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së deri sa ai të arrijë në nivelin 45%.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në parashikimet makro-fiskale, është angazhuar për një rikthim drejt konsolidimit fiskal, ashtu sikundër në periudhën 2013-2019.

Sipas S&P, autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër, në 4.5 vjet.

Tags: EkonomikryesoreStandard & Poor’s

Related Posts

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022
Ekonomi

INSTAT shtyn censusin e popullsisë për vitin 2022

05/03/2021 , 10:45
Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar
Ekonomi

Pandemia e COVID-19 nuk prek bujqësinë, si u rrit eksporti i perimeve dhe zarzavateve në janar

05/03/2021 , 9:05
Pandemia nuk prek bujqësinë, eksporti i perimeve dhe zarzavateve u rrit me 102% në janar
Ekonomi

Pandemia nuk prek bujqësinë, eksporti i perimeve dhe zarzavateve u rrit me 102% në janar

04/03/2021 , 14:38

Recent Posts

  • OBSH kundër pasaportave të vaksinimit/ Kluge: Pandemia mund të përfundojë në 10 muaj
  • Covid në Kosovë! 6 persona ndërrojnë jetë, infektohen 592 të tjerë
  • “Atdheu e bëri të madhe kot, Sara do të hakmerret”, gazetarët komentojnë ngjarjen e bujshme: Është bërë si telenovela e “Pablo Escobar” me…
  • Vasili: Fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë
  • Këto 5 ushqime do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe njollat e errëta në fytyrë

Kategorite

  • Aktualitet (2,025)
  • Bota (2,067)
  • DOSSIER (18)
  • Ekonomi (246)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (130)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (314)
  • Kronike (791)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (103)
  • Lifestyle (696)
  • MEMORIE (31)
  • Moti (123)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,543)
  • Politike (1,090)
  • Rajon (179)
  • REAGIM (127)
  • Shendeti (454)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (441)
  • Videonews (388)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!