Statistikat fantastike të “skifterit” Jorginho, vetëm Kante ka bërë më mirë

Jorginho ishte një ndër lojtarët më të mirë të Italisë në fitoren 2-1 ndaj Belgjikës, sukses që kualifikoi katër herë kampionët e botës në gjysmëfinalet e Euro 2020.

Mesfushori ka regjistruar statistika të frikshme në këto pesë ndeshje me Italinë në turneun europian. 29-vjeçari numëron 21 ndërhyrje të saktë dhe “vjedhje” topi nga kundërshtarët.

Vetëm Ngolo Kante, shoku i tij i skuadrës te Chelsea, ka bërë më mirë në këtë aspekt. Por jo vetëm kaq për Jorginhon, i cili numëron 371 pasime të saktë, ndryshe 95% e saktësisë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin