Sport

Statistikat/Gara për sulmuesin më të mirë në Europë, Kane kokë më kokë me Lewandowskin

Jmei në muajit e fundit të vitit 2023 dhe vëmendja në kampionatet elitare të futbollit sa vjen e shtohet, ku në fokus janë gjithmonë emrat e kalibrit botëror për numrin e golave të shënuar në kampionatet përkatëse.

Harry Kane është ai që kryeson renditjen e shënuesve më të mirë me skuadrën e Bayern Munich.  30-vjeçari anglez, i cili iu bashkua skuadrës së Thomas Tuchel nga klubi i fëmijërisë, Tottenham Hotspur, këtë verë, ka shënuar 21 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat për Bayernin këtë sezon.

Golat e tij kanë variuar nga goditja e dënimit në Ligën e Kampionëve, tek një supergol nga gjysma e fushës gjatë një fitoreje 8-0 kundër Darmstadt në kampionatin gjerman. Nëse e zbërthejmë totalin e tij, Kane ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje të Bundesligës dhe ka tentuar gjithsej 226 pasime në 961 minuta të luajtura në ligën e parë të Gjermanisë. Ai gjithashtu ka shënuar katër gola në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ndryshe nga Kane, për sulmuesin Robert Lewandowski paraqitet një tjetër panoramë dhe sipas standardeve të tij të larta, mund të thuhet se ka qenë një fillim relativisht i ngadaltë i sezonit. Reprezentuesi polak ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje në La Liga për Barcelonën këtë sezon dhe ka tentuar 188 pasime në 837 minuta. Lewandowski e ka gjetur rrjetën vetëm në një rast me Barçën në Ligën e Kampionëve deri më tani, pavarësisht se ka regjistruar 214 minuta lojë. Thënë kështu, Lewandowski ka shënuar më shumë gola fitues të pikëve në kampionatin spanjoll këtë sezon, i ndjekur nga Jude Bellingham dhe Gerard Moreno.

TRENDING

Exit mobile version