Pinknews

“S’të nxorra unë finalist, ishte vendim i Vëllait të Madh” / Eglës i shpëton goja, ia thotë troç Romeos

Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.

Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.

Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.

Ajo i është drejtuar këtij të fundit se, “nuk më plas të të çoj në finale, por ishte zgjedhje e Vëllait të madh”, ndërsa Romeo shihet në siklet nga përgjigja e Eglës.

Teksa të gjithë banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Egla Ceno ka analizuar deklaratën e Gracinao Taganit se Erjola ka pëlqim për Romeon, duke thënë që 3-shja punojnë në të njëjtën dhe histori e tyre asaj i duket shumë e çuditshme.

“Po të pyes Romeo, ke patur ndonjë njohje?” e pyeti Egla aktorin, I cili I hodhi poshtë këto aludime duke thënë që mes tij dhe Erjolës nuk ka pasur më shumë sesa një raport miqësor.

 

TRENDING

Exit mobile version