Kosova

Stop takimeve Kurti-Vuçiç/ Ja çfarë u vendos larg kamerave në Prishtinë

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka potencuar se në takimin mes emisarit Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është diskutuar mundësia e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut në Bruksel.

Megjithatë, sipas Bislimit, takimi Kurti – Vuçiç, nuk duhet të ndodhë pa pasur gatishmëri nga ana e Serbisë që ajo të nënshkruaj Marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit.

“Ne mendojmë se pa pasur gatishmëri të Serbisë që të lëvizet me formalizimin e marrëveshjes edhe përkushtimin për zbatimin e saj nuk ja vlen të zhvillohen takime që nuk prodhojnë rezultat” – ka theksuar Bislimi

Numri dy i Qeverisë ka radhitur edhe disa nga temat që janë folur gjatë takimit me Lajçak.

“Në takim kemi diskutuar disa tema, për domosdoshmërinë e formalizmit të marrëveshjes me aneksin e Ohrit. Tema e dytë ka të bëjë me domosdoshmërinë e masave ndëshkuese nda Serbisë. Ne kemi prezantuar argumentet tona. Ka dakordim që është e pa kuptimtë që Kosovës i janë vendosur masat për kryetarët e komunave në veri, dhe Serbisë nuk i janë vendosur masa edhe pas sulmit të 24 shtatorit” – tregoi Bislimi, duke folur edhe për masat e BE-së kundër Kosovës, teksa ka potencuar se i kanë dorëzuar emisarit Lajçak një dokument me pesë faqe ku, sipas Bislimit ka argumente të mjaftueshme se pse duhet të hiqen masat ndaj kosovës.

“Ne mendojmë që kryediplomati Borrell ka më shumë argumente se sa që duhen, për ta deleguar këtë letër dhe mosdërgimi mund të krijojë indikacione që masat po keqpërdoren për ndonjë synim tjetër i cili nuk ndërlidhet me eskalimin në Veri të Kosovës” – ka potencuar Besnik Bislimi

TRENDING

Exit mobile version