Pinknews

Stresi rrëfen sesi hoqi dorë nga droga

“Më gjeni more një njeri që e lë direkt’, ky ka qenë fillimi i rrëfimit të këngëtarit të njohur Stresi në një “mbledhje” të vogël në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

Në një diskutim Stresi tregoi vështirësinë e madhe që pati për tu ambientuar brenda shtëpisë për shkak të lidhjes që ka me drogën.

Ai tregon se 10 ditë para se të futej brenda shtëpisë u shkëput prej saj, megjithatë kjo i solli probleme të tjera si djersitja e tepërt prej sikletit.

“Ma gjeni more një njeri që e lë direkt. Dy javë vetëm djersitesha, unë e kam lënë shumë pak ditë para se të futesha këtu. Kam djersitur si qeni. E di sa rroba nuk kam marrë vetëm se kam djersitur si qeni, i kam humbur të gjitha.”- tha Stresi.

TRENDING

Exit mobile version