Pinknews

Stresi sfidon policinë me videon nga makina, shiheni se si reagon

Stresi u shpall mëngjesin e sotëm në kërkim nga policia për shkak të organizimit të protestës ditën e djeshme. Mbi reperin rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Mirëpo pavarësisht se lajmi i shpalljes në kërkim u bë publik, Stresi duket se nuk është shqetësuar. Madje reperi ka sfiduar gjithë policinë me një video nga makina. Ai ka ndarë në Instagram një video duke udhëtuar ndërkohë që këndon këngën e tij më të fundit “Arkimend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version