Lifestyle

Studimi 12 vjeçar/ Pirja e kafesë bën mirë për zemrën

Studimi 12 vjeçar/ Pirja e kafesë bën mirë për zemrën, redukton rrezikun prej sëmundjeve kardiovaskulare

Pirja e kafesë zgjat jetën dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo është ajo që del nga një hulumtim i koordinuar nga Instituti i Kërkimeve të Zemrës dhe Diabetit në Melburn (Australi), i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese.

Studimi përfshiu rreth gjysmë milioni njerëz nga 40 deri 69 vjeç, të cilët nuk kishin probleme të veçanta kardiovaskulare në kohën e studimit. Vullnetarët u ndoqën për 12.5 vjet,

Analiza tregoi se dy deri në tre filxhanë në ditë të të gjitha llojeve të kafesë reduktonin vdekjet nga çdo shkak, si dhe ulnin rrezikun prej sëmundjeve kardiovaskulare. Studimi gjithashtu hedh poshtë mendimin se kafeja pa kafeinë, redukton aritmitë, siç është fibrilacioni atrial. Kjo nuk ndodh.

Kafja pa kafeinë redukton 14% rrezikun e vdekjes nga të gjitha sëmundjet. Kafja ekspres 27% dhe kafja kokërr e tretshme, apo thënë ndryshe ‘Caffe Instantanea’ e redukton rrezikun e vdekjes me 11%.

Me pak fjalë, pirja e dy ose tre filxhanëve në ditë e të gjitha llojeve të kafesë është e mirë për zemrën, si dhe ju mban në humor të mirë. Gjithashtu përmirëson nivelet e energjisë, disponimin dhe disa funksione të trurit si kujtesa, vëmendja dhe koha e reagimit.

Kafeina mund të rrisë nivelet e adrenalinës dhe gjithashtu të nxisë përmirësime të konsiderueshme në performancën fizike duke rritur metabolizmin dhe duke ndihmuar në djegien e yndyrës. E gjithë kjo duke ndjekur gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme.

TRENDING

Exit mobile version