NTV
No Result
View All Result
21/02/2021 , 18:56
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/02/2021 , 18:56
NTV
No Result
View All Result
Home Shendeti

Studimi: Ngjarjet e këqija të nënës në fëmijëri lënë gjurmë tek pasardhësit

by Ballhysa
27/01/2021 , 14:38
Studimi: Ngjarjet e këqija të nënës në fëmijëri lënë gjurmë tek pasardhësit
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nënat të cilat kanë qenë të lëna pas dore apo janë keqtrajtuar në fëmijëri mund t’ua transmetojnë këtë fëmijëve të tyre.

Këto gjurmë ndërmjet brezave janë zbuluar se ndikojnë në zhvillimin e trurit të fëmijëve, duke rezultuar në qarqe të ndryshuara të trurit midis amigdalës (pjesa e trurit që përpunon frikën dhe ankthin) dhe dy zonave të tjera të trurit, korteksit paraballor dhe korteksit cingular dorsal anterior, të dy zonat e përfshira në marrjen e vendimeve dhe rregullimin e ndjenjave.

Hulumtimi u botua në revistën Biological Psychiatry: Cognitive Neuroscience and Neuroimaging.

“Këto rezultate tregojnë se zhvillimi i trurit tonë nuk formohet vetëm nga ato që ndodhin në jetë por gjithashtu ndikohet nga gjërat që u kanë ndodhur prindërve tanë para se të ngjizeshim”, tha autorja kryesor e studimit, Dr. Cassandra Hendrix.

Sipas Il Sience, autorët kanë studiuar 48 çifte nënash dhe fëmijësh gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Nënat kanë marrë pyetësorin për vlerësimin e traumave dhe fatkeqësive të fëmijëve të tyre, në të cilat kanë përfshirë përvojat e neglizhencës emocionale dhe keqtrajtimit në fëmijërinë e hershme.

Të gjitha nënave u është vlerësuar niveli momental i stresit, duke përfshirë depresionin dhe ankthin. Një muaj pasi nënat lindën, foshnjat e tyre iu nënshtruan imazhit të trurit duke përdorur rezonancë magnetike funksionuese në fjetje (fMRI), një teknikë jo invazive e skanimit të trurit që mund të përdoret tek foshnjat ndërsa flenë.

“Rezultatet e skanimit të trurit mund të tregojnë funksionimin e tij për periudhën shumë të hershme”,  tha Dr. Cameron Carter, redaktore i Psikiatrisë Biologjike: Neuroshkenca Kognitive.

Autorët e studimit zbuluan se foshnjat e nënave që kishin përjetuar më shumë neglizhencë emocionale në fëmijëri, sipas një pyetësori të cilit nënat iu përgjigjën kishin më shumë lidhje midis regjioneve amigdale cerebrale dhe kortikale.

Duke marrë parasysh stresin, studiuesit zbuluan se sa më shumë që nëna ishte e lënë pas dore emocionalisht, aq më e ndërlidhur ishte amigdala e foshnjës me pjesët kortikale ballore të trurit.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se çfarë ndikimi mund të kenë amigdala dhe zonat kortikale ballore të lidhura më fort te fëmijët, nënat e të cilave që kanë përjetuar neglizhencë të shtuar emocionale.

Nxitja nervore e vërejtur tek foshnjat një muajshe të nënave të lënë pas dore emocionalisht mund të jetë një mekanizëm që çon në një rrezik për rritje të ankthit, ose mund të jetë një mekanizëm kompensues që nxit rezistencën.

Në të dy rastet, neglizhenca emocionale e fëmijërisë së nënës duket se lë gjurmë nervore tek foshnja e saj.

Hulumtimet ilustrojnë se si frika dhe ankthi midis brezave mund të transmetohen nga nënat tek foshnjat e tyre, megjithatë, pasojat e këtij transmetimi nuk janë ende të qarta.

Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar më saktësisht se çfarë transferimesh të tilla të përvojave emocionale mund të kenë midis nënës dhe fëmijës.

“Studimet e ardhshme që monitorojnë fëmijët do të na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë funksionale të këtyre ndryshimeve në funksionin e trurit në drejtim të zhvillimit emocional dhe shoqëror të fëmijëve të nënave që ishin lënë pas dore në fëmijërinë e hershme”,  shpjegoi Dr. Cameron.

Tags: femijetpasojaprinderit

Related Posts

Uji i Orizit – Vlerat Fantastike Për Flokët Dhe Lëkurën
Shendeti

Uji i Orizit – Vlerat Fantastike Për Flokët Dhe Lëkurën

19/02/2021 , 12:51
Vitaminat më të Mira për Gratë – Trup Në Formë dhe Mendje të Mprehtë
Shendeti

Vitaminat më të Mira për Gratë – Trup Në Formë dhe Mendje të Mprehtë

19/02/2021 , 12:26
Ushqimet Më Të Mira Për Të Nisur Ditën Me Energji
Shendeti

Ushqimet Më Të Mira Për Të Nisur Ditën Me Energji

19/02/2021 , 12:16

Recent Posts

  • Rritet numri i infektimeve me variantet e reja të COVID-19! Ekspertët: Mund të përballemi me valën e tretë të pandemisë
  • COVID s’ka të ndalur – Mbi 111 milionë të infektuar dhe 2,4 milionë të vdekur në botë
  • Studimi – 30% e të infektuarve me COVID shfaqin probleme deri edhe në 9 muaj më pas…
  • Bilanci i COVID në Kosovë – Shënohen 398 raste pozitive dhe një viktimë e moshës 39-vjeçare
  • Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund të tallet me Elbasanin! Me 25 prill Shqipëria fiton, PS humbet!

Kategorite

  • Aktualitet (1,886)
  • Bota (1,859)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (290)
  • Kronike (641)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,201)
  • Politike (784)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (377)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!