Shkrime

Stuhi brenda koalicionit qeveritar në Serbi: Daçiç kryeministër, a duhet të shqetësohet Vuçiç?

Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiç, shkaktoi një stuhi brenda koalicionit qeverisës me emrin e listës së tij. Presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk i ka pëlqyer promovimi me vetëbesim i kandidaturës së tij për kryeministër.

Si konfirmim, pasoi një fushatë thuajse e përditshme tabloidike kundër zyrtarëve të lartë të SPS-së, teksa shumë politikanë të asaj partie po vazhdojnë të akuzohen për përvetësim.

Ivica Daçiç ruajti gjakftohtësinë e tij tradicionale, duke thënë se nuk ka asgjë të keqe në këtë dhe se secila parti duhet të propozojë kandidatin e saj për kryeministër.

Pra, nëse dëshirat dhe pritshmëritë e partive në pushtet plotësohen për sa i përket rezultateve zgjedhore, a do të thotë kjo se ne Serbi tashmë e dinë emrin e kryeministrit të ardhshëm?

Analisti politik Dragomir Angjelkoviç  theksoi se “emri i listës pasqyron dëshirën, por jo realitetin politik”.

“Ivica Daçiç duhej të deklarohej ashtu për hir të votuesve të tij, sepse shumë nga sjelljet e tij të mëparshme të japin përshtypjen se ai vazhdimisht po tërhiqet para Vuçiçit dhe se ‘SPS’ po e humb subjektivitetin e saj” – tha Angjelkoviç për DW, duke shtuar se “në çfarë mase do të respektohet slogani “Daçiç kryeministër” në negociatat për Qeverinë e re, është pyetje krejtësisht tjetër, por “sigurisht që është një lëvizje e mirë marketingu”

Karriera politike e Ivic Daçiçit është e tillë që “ai është gjithmonë rri i fshehur, pavarësisht nëse qëndron pas Millosheviçit apo Vuçiçit” –  vëren gazetari Slobodan Stupar.

“Por duke pasur parasysh se Daçiç është një politikan i rafinuar, mendoj se ai ka ndjerë njëfarë dobësie të Aleksandër Vuçiçit dhe për këtë arsye ai veproi kaq paturpësisht. Duke qenë se Vuçiç është politikisht më i dobët, Daçiç do të ngrejë kokën dhe do tregojë muskujt ” – potencoi gazetari serb.

“Nëse kjo do kishte ndodhur disa vite më parë, Vuçiç do t’i hapte bënte gati valixhet dhe bananen Daçiçit, por tani padyshim që forca e Vuçiç nuk është më ajo e një tjetër kohe. Deklarata e kreut të SPS, në një farë mënyre është edhe mesazh për Vuçiçin se mund të bëjë gjithçka vetëm, por nuk mund të bëjë dot pa Daçiçin” – beson Stupar.

Nëse rastësisht përmbushen dëshirat parazgjedhore të liderit socialist, kjo do të shënonte fundin e epokës së kryeministres aktuale Ana Brnabiç.

Dragomir Angjelkoviç vëren se deri më tani “është dukur disa herë se po i vjen fundi i epokës së Brnabiçit, por në momentin e fundit Vuçiçi kujtohet se  Ana Brnabiç është një lloj figure përmes së cilës ai mund të sundojë drejtpërdrejt”.

“Brnabiç nuk ka as parti, as ambicie të mëdha politike, dhe më e rëndësishmja – ajo nuk është kërcënim për Vuçiçin” – shpjegon  Angjelkoviç.

 

TRENDING

Exit mobile version