Aktualitet

Stuhi e fortë shiu, breshër, rrufe dhe …, parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar disa qarqe ku parashikohen reshje të dendua shiu në ditët në vijim.

Sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Njoftimi nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:

“Rreshjet pritet të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e martë, dt.07) priten reshje të dobëta lokale në qarqet veriore.

Nesër (e mërkurë, dt.08) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë”

TRENDING

Exit mobile version