Bota

Sulmi kamikaz në Turqi/ Del VIDEO, momenti i arrestimit të gruas së dyshuar

Sulmi kamikaz në Turqi/ Del VIDEO, momenti i arrestimit të gruas së dyshuar! Si ‘u tradhtua’ në momentin e operacionit

 

Mediat turke kanë publikuar pamje nga arrestimi i gruas e cila dyshohet si autorja e sulmit kamikaz me 6 viktima dhe 81 të plagosur. Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në banesë dhe duke ia vënë prangat gruar. Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbulua edhe armë.

 

 

Masakra në Stamboll, sulmi terrorist i mori jetën edhe një 9-vjeçareje dhe babait të saj! Turqia në zi pas bilancit të frikshëm të viktimave

Turqia është në zi pasi në Stamboll pati një sulm të frikshëm terrorist duke lënë 6 viktima dhe 81 të plagosur. Mediat e huaja kanë raportuar se mes viktimave ishte dhe një vajzë 9 vjeç.

Viktimat janë si më poshtë:

  • -38-vjeçarja Arzu Ozoi dhe vajza 15-vjeçare e saj
  • -vajza e madhe e Yusuf Meydan dhe vajza e tij 9-vjeçare Ekrin
  • -Adem Topkara dhe gruaja e tij 27-vjeçare Mukandes Elif Topkara

Babai i 9-vjeçares punonte në Ministrinë e Familjes në Turqi.

“E mallkoj këtë sulm që vrau një baba dhe vajzën e tij”, tha ministri pas ngjarjes.

Të paktën 6 viktima, 81 të plagosur nga të cilët 2 janë në gjendje kritike. Ky është bilanci i shpërthimit të fuqishëm pranë sheshit Taksim në Stamboll. Të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se një grua e dyshuar se kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe hodhi dyshimet se përgjegjëse është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu, i cili kreu një hetim natën në zonën ku ndodhi sulmi, deklaroi: “Ne së shpejti do t’u japim njerëzve një përgjigje për ata që na shkaktuan këtë dhimbje. Nga ana tjetër, hetimet për sulmin nga policia kanë përfunduar.”

 

TRENDING

Exit mobile version