Sulmi me dronë në kantinë e Lefter Kokës, si u kap i dyshuari, dëshmia e tij

Sulmi në kantinë e Lefter Kokës, si u kap i dyshuari, dëshmia e tij

Sipas dokumenteve të siguruar nga NTV ka qenë banorët e lagjes pranë gjykatës së apelit Durrës që kanë pikasur një Dron që fluturonte në zonë.

Ata kanë pikasur një djalë me kapele, doreza dhe një qese. E në momentin që ata e kanë ndjekur për afro 150 metra e kanë ndaluar në një shtëpi të braktisur për t’ia dorëzuar më pas policisë. Ata i kanë sekuestruar qesen ku ndodhej një pult i dyshuar droni një kapele me shënimin Sport dhe një qese me dorezat e dorës.

I pyetur nga banorët se përse ndodhej aty dhe a ishte ai me dronin, Metaj ka mohuar të ketë lidhje me dronin dhe është larguar me vrap për ti shpëtuar banorëve, të cilën e pikasën pak para shpërthimit në lagjen e tyre pranë Kantinës.

Ata kanë mësuar se i ndaluari quhej Gentjan Metaj, dhe brenda qeses së tij kanë gjetur dhe një telefon të thyer.

Metës i është kontrolluar dhe lokal Il CapitaNo pranë kepit të Rodonit por nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, veç një armë zjarri pistoletë me 7 fishek gjetur në mjetin e tij fiat panda.

Shpërthimi ndodhi në tarracën e godinës, pranë hyrjes kryesore, ku u gjetën edhe copëza të përhapura, që rezultoi se ishin pjesë të dronit që ka shërbyer për mbajtjen e lëndës eksplozive.

Për ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar një të dyshuar, Gentian Meta, i cili është pronari i lokalit Il CapitaNo te Kepi i Rodonit. Ndaj 44-vjeçarit nga Shijaku, Gjykata e Durrësit këtë të premte vendosi masën e sigurisë të “arrestit me burg”.

Kanë qenë banorët e lagjes ata të cilët kanë ndaluar autorin e dyshuar, pasi e panë atë duke ecur me një qese në dorë dhe kapuç të zi. Ata e ndoqën autorin  me makinë, pasi ai tentoi të ikte me vrap, ndërsa e kapën në një ndërtesë të braktisur. Sipas banorëve, në qese ai kishte telekomandën e dronit, një telefon të thyer dhe një palë doreza gri. Ata më pas njoftuan policisë që shoqëruan në komisariat Gentian Meta.

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa bashkë me të dyshuarin, në pranga ndodhet edhe menaxheri i lokalit të tij, një 34-vjeçar me inicialet B.Z, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian Meta 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, ndërsa ish ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Për ngjarjen, u vu në hetim edhe vëllai i autorit të dyshuar, pasi nga kontrolli në shtëpinë e tij në Shijak, iu gjet një sasi vere me logon e” një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës”. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.

Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol të lëshuar nga droni. NTV mëson ekskluzivisht se objektiv i sulmit ishte kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” në lagjen numër 14 në Durrës, në të cilën aksioner është edhe Lefter Koka, aktualisht deputet, i zgjedhur edhe në zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e PS-së, ndërkohë që më parë është zgjedhur në 2 legjislatura si deputet i LSI-së.

Autorët kanë përdorur një dron të mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni mbi tarracën e godinës 3-katëshe të biznesit, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin