Politike

Sulmi në Top Channel, reagon Ambasada Amerikane dhe Balla

Ambasada e SHBA-ve ka reaguar për sulmin e mbremshëm në Top Channel.

“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon ashpër sulmin vdekjeprurës në Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. I bëjmë thirrje organeve të rendit të kryejnë një hetim gjithëpërfshirës që do të sjellë para drejtësisë autorët.”- thuhet në njoftim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dënuar sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola.

Sipas Ballës sulmi i sotëm është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti.

“Sulmi terrorist ndaj televizionit më të madh kombëtar, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë Pal Kola, është një akt tepër i rëndë dhe që kërkon një kundërpërgjigje të qartë dhe të fortë nga shteti. Duhet bërë çmos në identifikimin e autorëve dhe për një ndërshkim model, në mënyrë që ngjarje kriminale të këtij lloji kundër medias së lirë të mos ndodhin më. Ngushëllime familjes së madhe Top Channel për humbjen e një pjesëtari të kësaj kompanie të madhe mediatike të gjithë shqiptarisë. Si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë i shpreh  solidaritetin e plotë Lori Hoxhës dhe të gjithë punonjësve të Top Channel në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Balla.

 

TRENDING

Exit mobile version