Bota

Sulmi terrorist/ Iniciohet mocion në Këshillin e Evropës

Deputeti nga radhët e Unionit Kristian-Demokrat (CDU) në Parlamentin e Gjermanisë (Bundestag), Knut Abraham, së bashku me deputeten shqiptare nga Partia Demokratike (PD), Jorida Tabaku, kanë paraqitur kërkesë për mocion të ri për një rezolutë në Këshillin e Evropës për sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës.

Në tekstin e publikuar nga anëtari i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në platformën “X” thuhet se rezoluta do t’u bëjë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që të dënojnë në mënyrë më të ashpër sulmin e 24 shtatorit dhe t’u bëjnë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të heqin masat ndëshkuese kundër Kosovës.

Po ashtu i kërkohet Qeverisë së Kosovës që të zbulojë të gjitha provat e incidentit dhe të koordinohet me institucionet relevante ndërkombëtare për të përcaktuar nëse provat janë bindëse, ndërsa Serbia duhet të përmbahet nga çdo përpjekje e mëtejshme përshkallëzimi që cenon rendin kushtetues të Kosovës, si parakusht për bisedimet e mëtejshme të anëtarësimit në BE.

TRENDING

Exit mobile version