Bota

Sulmi terrorist me 40 të vrarë në Moskë/ 6200 persona në sallë po ndiqnin koncertin e grupit të muzikës rrok

Mbi 6200 persona mendohet të kenë qenë në sallën e koncerteve në Moskë kur ndodhi sulmi me armë që shkaktoi 40 të vrarë dhe 100 të plagosur.

Kapaciteti maksimal i “Crocus City Hall”, është 9500 persona. Mediat e huaja shkruajnë se të pranishmit në sallë po ndiqnin koncertin e grupit të famshëm rok rus “Picnic”.

Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës po rrit masat e sigurisë pas sulmit në sallën e koncerteve në Krasnogorsk këtë mbrëmje. Stacionet hekurudhore në kryeqytet po rrisin gjithashtu sigurinë.

TRENDING

Exit mobile version