Kosova

Sulmi terrorist në Banjskë, eksperti austriak ka një kërkesë

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger në një prononcim për “Bota sot” komentoi sulmin terrorist të serbëvë në Manastirin e Banjskës në very të Kosovës

Fillimish, ai tha se ishte një krim përmes të cilit shteti serb synonte te ‘shpërthente’ luftën për rifitimin e veriut të Kosovës

“Vetëm reagimi i pushtetit nga policia e Kosovës, forcat speciale dhe ndihma e SHBA-së e ka frenuar situatën në mënyrë kaq profesionale për të mposhtur kryengritësit duke mos i dhënë Serbisë një casus belli” – deklaroi eksperti austriak

Fehlinger u shpreh se tani duhet të marrë fund politika e ‘butë’ e ndërkombëtarëve ndaj shtetit serb, duke thënë se nuk ka nevojë më për dialog. Madje, kërkoi që në rast se forcat serbe kalojnë në Kosovë të bombardohet automatikisht Serbia dhe të mos pritet asnjë moment i dytë.

“Ne duhet të mbështesim qartë opozitën serbe dhe të themi qartë se agresioni serb kundër Kosovës do të rezultojë me bombardimin e menjëhershëm të Beogradit!” – theksoi Fehlinger

Më tej, eksperti austriak kërkoi që Kosova dhe Bosnja të anëtarësohen në NATO pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit kurse Serbia të izolohet dhe sanksionohet menjëherë.

Eksperti austriak u shpreh se Serbia fatkeqësisht po rrëshqet gjithnjë e më shumë drejt fashizmit të stilit rus Z dhe kjo mund të ndalet vetëm nga një revolucion i stilit Maidan dhe kerkoi gjithashtu dorëheqjen e mënjëhershme të emisarit Lajçak, pasi misioni i tij dështoi.

TE BOMBARDOHET SERBIA

TRENDING

Exit mobile version