Politike

Sulmi terrorist në Turqi/ Rama: Akt i neveritshëm frikacak

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara, Turqi, ku u plagosën dy oficerë policie dhe u vranë dy terroristët.

Rama shkruan në “X” se sulmi është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i neveritshëm frikacak që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Evropë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit🇦🇱🤝🇹🇷”, shkruan Rama.

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.

 

 

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi ishte një “sulm terrorist”. Ministri thotë se një kamikaz ka shpërthyer një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke plagosur 2 policë, ndërsa kanë vdekur kamikazi dhe një sulmues tjetër.

TRENDING

Exit mobile version