Pinknews

‘Sunny Hill’ Dua Lipa poston këngëtaren shqiptare

Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Kosovë.

Pasi hapi festivalin “Sunny Hill” me një super performancë, ajo dje pas takimeve të ditës në Presidencë ku u nderua nga e para e vendit me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, e shijoi festivalin në rolin e spektaktores.

Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale pjesë nga atmosfera dhe performancat e Mahmood dhe J Balvin.

Por, përpos super yjeve botëror, ajo e ka ndarë në story-t e saj me audiencë dhjetëra milionëshe edhe një artiste shqiptare.

Fjala është për Dhurata Dorën, atmosfera elektrizuese e krijuar nga e cila gjatë performancës, duket se i ka lënë përshtypje edhe Duas.

“Sunny Hill” vazhdon edhe për dy netë tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version