Pinknews

Supermodelja më e suksesshme në botë tregon punën e saj të parë: Kam punaur si…

Modelja e njohur Irina Shayk së fundmi në një intervistë për rubrikën “Ask Me Anything”, ka zbuluar detaje të pathëna më parë mbi jetën e saj personale dhe profesionale. Ajo ka treguar se puna e saj e parë ka qenë lyerja e disa dhomavë të një spitali në mënyrë që të blinte një palë këpucë me taka. “Puna ime e parë, kam lyer disa dhoma spitali për 31 ditë sepse doja të blija këpucë me takë. Ishte një punë verore. Ishte shumë e vështirë sepse duhej të lyeja nga ora 08:00-17:00 çdo ditë. Dhe tani di si të lyej kështu që nëse ju nevojitet të lyeni muret apo dritaret, këtu jam.”- tha modelja. Nga ana tjetër Irina tregoi se paratë e para që i ka fituar ajo i ka shpenzuar për nënën e saj, për ti blerë asaj një divan. “Me paratë e para që kam fituar, punoja me orë të gjata në një ekspozitë. Mendoj se ishte një punë 7-ditore, paguhej 100 dollarë dhe ishin shumë para për mua. Mamasë time i duhej një divan i ri kështu që i mblodha paratë, ia dërgova dhe ajo e bleu. Ishte shumë e gëzuar. Kështu që paratë e mia të para shkuan për divanin e ri të mamit. Do doja ta kishim ende divanin, por nuk e kemi”, u shpreh Shayk.Ajo është një ndër modelet më të mira në botë, e cila pëlqehet dhe është figurë frymëzimi për një publik të gjerë.

TRENDING

Exit mobile version