Kosova

TA RREZOJME Ali Ahmetin, pabesia e Kurtit me fushatën në Maqedoninë së Veriut

Në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut (si presidenciale, ashtu edhe parlamentare), kryeministri Albin Kurti, është duke bërë fushatë për ta rrëzuar Ali Ahmetin nga pushteti atje, mirëpo përkundër kësaj përpjekje të tij, zyrtarët e partisë që udhëheqë Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim, po lobojnë për Kosovën, madje po përballen me përfaqësues të Serbisë në momente delikate për të ardhmen e vendit, siç është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Në debatit që u zhvillua brenda Asamblesë Parlamentare të KiE-së, ku kundërshtimet e përfaqësuesve serbë ishin të ashpra, njëra nga ato që u përballë me ta dhe që ngriti fuqishëm zërin pro Kosovës, ishte pikërisht deputetja e BDI-së, Arta Bilalli.

Ajo përmendi mes të tjerash faktin se të gjitha vendet demokratike ftojnë Kosovën dhe Serbinë për dialog mes tyre, prandaj, në vlerësimin e saj, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do ta përforconte dhe do ta shtynte përpara këtë proces.

Ky nuk është rasti i vetëm kur përfaqësuesit e BDI-së dalin në mbështetje të parezervë për Kosovën. Këtë e kanë bërë edhe më herët – shumë herë madje. Edhe vetë Ahmeti, por edhe përfaqësuesit e tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Kurti, tanimë zyrtarisht është i përfshirë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, duke marrë pjesë në tubime që i organizon koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN”, të cilin e përkrah dhe brenda listave të të cilëve ka futur kandidatë për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke mbështetur opozitën shqiptare, kryeministri Kurti është rreshtuar kundër partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni të Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim, rrjedhimisht kryetarit të saj Ali Ahmeti.

Në një intervistë për Albanian Post,ky i fundit ka treguar rreziqet malinje që mund të vinë në të ardhmen nga përfshirja e Kurtit në procesin elektoral të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ndërhyrje e Kurtit, sipas liderit të BDI-së i hap rrugë orekseve të vendeve tjera si Bullgaria dhe Serbia, të cilat mund të organizojnë partitë e tyre në Maqedoninë e Veriut.

TRENDING

Exit mobile version