14/06/2021 , 2:19

Tabaku: Kemi thyer një bastion të PS, për herë të parë pas 12 vitesh

Drejtuesja politike e PD-së në degën numër 2 është shprehur se është thyer një bastion i majtë.

Jorida Tabaku: Jam këtu në degën numër 2, në shkollën ‘Hoxha Tahsin’, ku po vazhdon numërimi dhe nuk ka patur asnjë moment pushimi. Partia Demokratike në këto momente, kur është numëruar më pak se gjysma e kutive, ka rikuperuar pothuajse 2800 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2017.

Koalicioni opozitar në degën 2 këtu kryeson për herë të parë pas 12 vitesh. Ne kemi thyer një bastion të majtë dhe për herë të parë pas 12 vitesh Partia Demokratike bashkë me LSI-in janë pothuajse 400 vota përpara. Trendi do të vazhdojë të jetë i njëjtë.

Kemi 40% rritje në secilën prej kutive të votimit që kemi numëruar deri tani dhe besoj siç e shikoni të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, numëruesit, vëzhguesit, janë këtu në krye të detyrës të interesuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë që Shqipëria të fitoj, Tirana të fitojë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin