Politike

Tabaku ‘sulmon’ Ramën: Ideator i korrupsionit toksik që po shkatërron Shqipërinë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Rama për komentet që bëri ky i fundit në lidhje me ligjin e Zonave të Mbrojtura.

Kryeministri që pretendon se pastron ambientin, shprehet Tabaku, në të vërtetë është ideatori korrupsionit toksik që rrudh, dëmton dhe shkatërron Shqipërinë.

Tabaku shprehet se shteti i kapur nuk ikën me ministra me fshesë në dorë dhe kamerat ndezur për t’i filmuar, por me vizionin e një qeverie për shqiptarët jo oligarkët!

Reagimi i Tabakut:

Ligji Zonave të Mbrojtura është po aq korruptiv sa inceneratorët! Në të dy rastet KM pretendon se pastron ambientin kur në të vërtetë është ideatori korrupsionit toksik që rrudh, dëmton & shkatërron Shqipërinë. Shteti kapur nuk ikën me ministra me fshesë në dorë dhe kamerat ndezur për t’i filmuar, por me vizionin e një qeverie për shqiptarët jo oligarkët!

TRENDING

Exit mobile version