Kosova

Tahiri, kërkon postin e zëvendëskryeministres: S’kemi fare presidente, Osmani është e dominuar nga Kurti’

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova nuk ka fare president pasi sipas saj, Vjosa Osmani është e dominuar komplet nga Albin Kurti

Ajo po ashtu ka treguar se është kontaktuar nga zyra e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, dhe ka shtuar se ka kërkuar të jetë kryenegociatore ose zëvendëskryeministre.

“Ia thashë kushtet e mia por nuk pati reagim pozitiv” – ka theksuar Tahiri

Teksa ka folur për dialogun me Serbinë, ish-kryenegociatorja e Kosovës ka potencuar se kryeministri Albin Kurti përmes draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “i ka dhënë autonomi minoritetit serb”.

“Ai ka pranuar Republikën Srpska në Kosovë. Rezoluta 1244 e kthen Kosovën pas dhe i jep UNMIK-ut sovranitet”, shtoi Tahiri dhe ka insistuar që Asociacioni duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“E kemi obligim të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet niveli i tretë i qeverisjes”, potencoi Ish-kryenegociatorja e Kosovës

TRENDING

Exit mobile version