Connect with us

Politike

Takimi i Bashës me demokratët nën masa të rrepta sigurie, dhjetëra efektivë të Vlorës nisen drejt Fierit, përplasje mes dy grupeve

Published

on

Dhjetëra efektivë të Policisë së Vlorës janë nisur drejt Fierit, aty ku në orën 11:00 kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me demokratët.

Lideri demokrat do të zbresë në bazë për të takuar mbështetësit e tij pas protestës së 8 Janarit, ndërkohë që shumë shpejt pritet të dekretohet edhe data e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Ndërkohë, në të njëjtën orë me Bashën, ish-kryeminsitri Sali Berisha do të jetë në Shkodër për të festuar me demokratët 31 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në atë qytet.

MINUTE PAS MINUTE

Në prag të mbajtjes së takimit të planifikuar në Fier, në mjediset e teatrit Bylis në Fier janë mbledhur disa simpatizantë që presin mbërritjen e kreut të PD, Lulzim Basha. Shumica prej tyre vijnë nga njësitë administrative të qarkut.

Ndërsa ana e kundërt, janë mbledhur një pjesë tjetër e demokratëve, të cilët dukshëm mbështesin ish drejtuesin politik të PD në Fier Luan Baçi i cili ka dalë në krah të ish kryeministrit Berisha.

Ata mbajnë pankarta në duar ku kërkojnë që PD të bashkohet dhe kanë thirrur gjithashtu “Basha ik” duke e shprehur haptazi pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesit aktual të demokratëve.

Tensionohet situata në Fier, mbështetësit e Bashës përplasen me ata të Berishës, ndërhyn menjëherë policia

Mbërritja e Lulzim Bashës në “Teatrin Bylis” ka tensionuar situatën në qytetin e Fierit, ku mëbshtetësit e kryedemokratit janë përplasur me protestuesit që kanë dalë me pankarta kundër tij.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë që ka shmangur një konflikt fizik mes të dy palëve, ndërkohë që protestuesit vijojnë të qëndrojnë përpara teatrit.

Kujtojmë se për të shmangur përplasjet në Fier kanë shkuar edhe dhjetëra efektivë policie nga Vlora. Ndërkohë, në Shkodër po zhvillon takimin e tij me demokratët, por situata atje duket shumë e qetë.

Politike

Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit, çfarë pritet të ndodhë?

Published

on

By

Ashtu siç edhe pritej duke parë zhvillimet e fundit politike gjatë javës që lamë pas, ka qenë edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Ri të Republikës, pa asnjë emër.

Edhe në seancën plenare të ditës së sotme, mbledhja e parlamentit ka zgjatur vetëm 3 minuta, duke u djegur në këtë mënyrë edhe raundi i dytë për zgjedhjet e Presidentit të ri të Republikës.

Javën e kaluar takimin mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe atij të PD, Enkelejd Alibeaj, të cilët u duku sikur arritën një takim në takimin e kryetarëve të ditëve të ngjajshme, ku ju la të drejtën e njerëzve që në raundin. e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president.

Por kjo ditë nuk zgjat më shumë se 24 orë, pasi e premton PD-në dhe tërhoq nga marrëveshja, pasi sipas saj PS duhet të zgjedhë një nga kandidatët që bëjnë të propozojë PD, ndërsa Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante. vetëm firmat e o vendosurs.

Ndërkohë që sipas saj është bërë edhe nga Balla në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit, mazhoranca do ta lërë përsëri në dorë të vendimeve të emrit, më pas do të votojë vetëm në raundin e katër.

parashikon Kushtetuta për çfarë zgjedhjen e Presidentit

Duke ju referuar ndryshimeve kushtetuese të bëra në vitin 2008-të, parashikohet që në vitin 2008-të, parashikohet që në vitin 2008 e para Presidentit të republikës të zgjidhet me jo më pak se 84 vota, në mënyrë që të prodhojë një president konsensual, që ndërkohë në raundin e katërt dhe të pestë të zgjidhet me 71 vota.

Duka pjesë e ndryshimeve aktuale politike, është e qartë se do të flitet për një emër të ri të republikës në raundin e katërt Presidentit, i cili nuk është ende i vendosur se kur do të jetë në Konferencën e Kryetarëve.

Ndërkohë që pritet që raundi i tretë të tretë në 30 maj.

Continue Reading

Politike

‘Një i vdekur në krahë’, Rama replika të forta ndaj Leskajt

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer kundër deputetit të PD-së, Bujar Leskajt.

Ai tha se ka në krah ka një të vdekur, duke shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Po të jetë puna për mua, për ne, ti duhesh dekoruar, bashkë me ata që e mbajnë atë flamur. Por meqë del këtu dhe bën atdhetarin, ajo është me pasoja të jashtëzakonshme, jo vetëm për PD, por për të gjithë shoqërinë tonë. Kjo teoria e antikomunizmit, është tallje dhe farsë. Minimumi ai zotëria që iku, duhet të kujtohet se në këtë sallë, vetëm një nga qenë sekretar i Enver Hoxhës, i Partisë Komuniste, ku ti dhe i vdekur e do, se s’të ndahet shpirti nga ai. Ça poezie më reciton mua ti. mban të vdekurin në krah, s’të vjen zor. Ty do të ndjekë këmba këmbës hija e atyre të vdekurve. Je një hipokrit. Do ngrihesha unë ata që kanë vdekur dhe Leskan, se na i kujton dhe shyqyr që e kemi gjallë.”, tha Rama.
Continue Reading

Politike

Spaho debat me Ramën: Atë që luftonte imperializmin e ke pasur në shtëpi

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho teksa po fliste për marrëveshjen për parkun e Butrintit, u kap me kryeministrin Rama. Pasi la foltoren, demokrati iu drejtua vendit të tij, ndërsa në distancë replikoi me Ramën.

Spaho dëgjohet teksa i ka kërkuar Ramës që të heshtë.

“Atë që luftonte imperializmi e ke pasur në shtëpi. Ai të ka edukuar. Mos fol! Qepe! Mbylle”, dëgjohet Spaho. Ndërkohë kryeministri Rama ia ka bërë me dorë që të ulet.

Continue Reading

Politike

‘Parodi’/ Tabaku–Ramës: Mbron çdo gjë të korruptuar

Published

on

By

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit mbron çdo gjë që ka lidhje me korrupsionin.

Tabaku ka kërkuar që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për investimet strategjike për të parë lidhjet që kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.

Tabaku: Problem kanë më të shkuarën në këtë parlament. Unë flas për të ardhmen këta flasin për të shkuarën.  Si ka mundësi që çdo që është e korruptuar del e mbron. Nuk kam problem asnjë gjë me të bukurën se gjithë po kënaqemi me shfaqjet në teatrin kombëtar. Kjo është parodi. Foli për çdo gjë por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije Komisionin e Posaçëm për investimet strategjike, mos e pengo dhe aty do shohësh se çfarë lidhjesh kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.

Continue Reading

Politike

Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin, nuk dinë kujt t’i shkojnë nga mbrapa…

Published

on

By

Kryeministri Edi Rama ka pasur debate me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Kjo e fundit e ka akuzuar për faktin se përse qeveria nuk ka bërë Stadiumin ‘Qemal Stafa’ dhe Teatrin siç ishte për të mos humbur identitetin. Përgjigja e Ramës erdhi duke ia kujtuar situiatën e brendshme në PD.

“Pse s’u rindërtua Teatri, stadiumi, siç ishte”, tha Tabaku.

“Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Ëembly-n sic ishte, ju s’po bëni dot PD siç ishte, dhe s’keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, s’do bëni dot. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve dhe turp t’i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh.”, tha Rama.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING