Politike

Britanikët të shqetësuar për amnistinë fiskale

Ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith është takuar ditën e sotme me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada shkruan se gjatë takimit u diskutua situata aktuale politikë në vend si dhe reformat prioritare që duhet të merren. Po ashtu në postim theksohet fakti që të gjitha partitë politike opozitare duhet të bashkëpunojnë dhe të veprojnë në interes të qytetarëve.

Postimi i Plotë:

Pas fillimit të sesionit të ri parlamentar, Ambasadori Alastair King-Smith u takua me Kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, për të diskutuar situatën aktuale politike dhe reformat prioritare për Shqipërinë. U diskutua rëndësia që të gjitha partitë të veprojnë në interes të qytetarëve, të promovojnë reformën zgjedhore dhe të përzgjedhin kandidatë për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme pa asnjë lidhje me kriminalitetin apo korrupsionin. Ambasadori vlerësoi rëndësinë e rolit të opozitës në forcimin e demokracisë dhe institucioneve të Shqipërisë. U diskutuan gjithashtu mënyrat për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigracionit të paligjshëm, si dhe shmangien e ligjeve që do të ndërlikonin të tilla përpjekje, duke përfshirë propozimet shqetësuese për një amnisti fiskale.

TRENDING

Exit mobile version