Politike

Takimi me Berishën/ Bardhi: Rama i ka bërë ‘llogaritë’ gabim, ja çfarë e pret

Pas mbledhjes në Kryesinë e Kuvendit me Sali Berishën, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se demokratët nuk do të tërhiqen nga aksioni i protestave dhe paralajmëroi se nuk do të zhvillohet asnjë seancë normale në Kuvend derisa mazhoranca “injoron” çdo kërkesë të opozitës.

Gjatë deklaratës për mediat, Bardhi tha se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore, ndërsa sa i takon zhvillimeve të fundit në Parlament, ai tha se nuk do të pranojnë provokime.

Sipas Bardhit nëse do të provokohen do të përgjigjen, teksa shton se nuk do të ketë seancë normale nëse nuk vendosen të drejtat e deputetëve të opozitës në vend. Ai tha se do të përgjigjen “me çdo çmim”.

“Komisionet hetimore, 45 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesën në Kuvend për ngritjen e 3 komisioneve. Përbërja e Komisionet të Reformës Zgjedhore, prioritet për PD dhe mazhoranca duhet të heqë do të për diktimin se kush do jenë përfaqësuesit e PD. Edhe dje, kreu i grupit të PS gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve është çështje e partive politike. Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nikolla duhet të heqë dorë nga trajtimi i vetës si specialiste e protokolleve të Bashës. Nuk pranojmë provokime nga PS, nuk do ketë seancë normale”, tha Bardhi.

Sa i takon kërkesës së PS për përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, ai tha se nuk do t’i njohin këto masa, duke i cilësuar si arbitrare.

“Nuk njohim përjashtime arbitrare, janë një tjetër hap për t’i mohuar të drejtat deputetëve të opozitës, shenjë arrogance. Të heqin dorë nga aktet e provokimit të opozitës. Po na nxisin drejt akteve ekstreme”, tha Bardhi.

Deputeti demokrat gjatë fjalës së tij tha se revolta e deputetëve është për shkak të mosrespektimit të propozimit, e anëtarët për Komisionin Hetimor. Gjithashtu ai thekson se veprimet e socialistëve po i nxisin ata që të ndërmarrin akte ekstreme.

Bardhi: “Nëse mendojnë se do të shuajnë të drejtat e opozitës duke vendosur përjashtime, i kanë bërë llogaritë gabim. Kolegët do të jenë sot në mbledhje. Ne nuk njohim asnjë vendim për përjashtim. Duhet të heqin dorë nga aktet e provokimit”.

TRENDING

Exit mobile version