Kosova

Takimi me Kurtin dhe Vuçiç/ Michel ndan pamjet: Thelbësor normalizimi i marrëdhënieve

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, ka postuar fotografi nga takimet që sot bashkë me Scholz, Macron e Meloni kanë pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Përmes një postimi në platformën”X”, Michel ka thënë se është shumë e rëndësishme që palët të rikthehen në procesin e normalizimit dhe që të ndodh de-përshkallëzimi.

“Me Josep Borell dhe kolegët e BE-së, u takuam me kryeministrin Albin Kurti dhe më pas me presidentin Aleksander Vucic. De-përshkallëzimi dhe kthimi në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor. Pres që Këshilli i BE-së të diskutojë më tej”, ka shkruar Michel.

 

TRENDING

Exit mobile version