Rajon

Takimi me min e Jashtëm të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me Ministrat e Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi.

Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

Lidhur me takimin, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën ShBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi. Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare.”- përfundoi Cakaj .

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version