Aktualitet

Takoi Fredi Belerin në burg, ish-ministri i Jashtëm grek: Shqipëria s’ka shanse në BE

Politikanë dhe ish-ministra grekë vijojnë të kërcënojnë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes Beleri.

Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos.

Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga SPAK me dy vite burgim.

Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Si një profesionist në fushën e ligjeve, një avokat dhe politikan dua të theksoj se në Shqipëri ligjet nuk ekzistojnë. Në raport me rastin e Fredi Belerit, dua të them që nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”, tha ai në një prononcim për mediat

TRENDING

Exit mobile version