Connect with us

Shkrime

Tallja dixhitale e të sëmurëve me tumor, kur Rezonanca Magnetike mungon

Published

on

Nga Erion Dasho

Dje një emision investigativ tregoi për sorollatjet e të sëmurëve me tumor në përpjekje për të kryer ekzaminimin e Rezonancës Magnetike.

Investigimi zbuloi se një program kompjuterik i pengon mjekët specialistë në Berat dhe bashkitë përreth të referojnë në Tiranë pacientët që kanë nevojë për ekzaminimin në fjalë dhe detyron referimin në Elbasan, aty ku Rezonanca Magnetike mungon!!!

Kjo tragjikomedi provon edhe njëherë se sa qesharak është sistemi digjital që kanë ngritur kimistët, klarinetistët dhe balerinat që drejtojnë prej 9 vjetësh shëndetësinë shqiptare.

Ndërkohë që kartela e pacientit shkruhet akoma në letër, një sistem aplikacionesh dhe programesh të pakoordinuar dhe amatoreskë bëjnë sikur digjitalizojnë aspekte të caktuara të praktikës klinike dhe administrative. Në fakt, siç tregon edhe shembulli në fjalë, këto programe më tepër e pengojnë sesa e ndihmojnë punën e personelit mjeksor.

Arsyeja bazë për mosfunksionimin e programeve kompjuterike në spitalet dhe qendrat shëndetësore shqiptare është se asnjë prej këtyre programeve nuk është hartuar në rrugë profesionale duke ndjekur praktikat e mira bashkëkohore.

Gjasme të tenderuar, pjesa dërrmuese e programeve janë ndërtuar nga një kompani e vetme që shërben prej vitesh si strumbullari i digjitalizimit në shëndetësi. Kompania është e njohur për mungesë aftësie dhe personeli dhe shpesh i subkontrakton tenderat duke mbajtur për vete përqindjen e majme të sekserit.

Nuk ka nevojë të përmendet se kompania në fjalë është e përfolur për lidhje të fuqishme me nivelet më të larta të politikës rilindase.

Në këto kushte, kuptohet se përse programet dhe aplikacionet e sistemit shëndetësor nuk punojnë apo punojnë mbrapsht duke detyruar mjekët e Beratit t’i referojnë pacientët në Elbasan për të kryer një ekzaminim që në këtë qytet nuk ofrohet!

E shkruar në kartela letre, mjekësia shqiptare i ngjan më tepër mjekësisë së Egjiptit të Lashtë që shkruhej mbi papirus, sesa mjekësisë së digjitalizuar bashkëkohore!

Ajo do të rivendoset në shinat e zhvillimit vetëm kur digjitalizimi nuk do të jetë thjesht objekt demagogjie për qeveritarët dhe qokash për ushtarët e partisë, por një mjet transformues dhe modernizues.

Deri atëherë, rrofshin papirusët e rilindjes!

Shkrime

Samiti i G7-s nën hijen e luftës në Ukrainë

Published

on

By

Samiti i G7-s nën hijen e luftës në Ukrainë! Lufta, klima, uria, varfëria, shëndetësia – samitit të G7-s që zhvillohet në Gjermani si kryesuese e radhës nuk i mungojnë temat. Kancelari, Olaf Scholz ka pritshmëri nga ky samit, edhe për veten.

Male të larta me maja të mbuluara me borë, lëndina me gjelbërim të thellë, lumenj blu në lugina. Jugu bavarez ofron një panoramë pushimesh si në një kartolinë. Pikërisht këtu ndodhet edhe hoteli me 5 yje, Kështjella Elmau, në të cilin kancelari Scholz pret këtë të diel krerët e shteteve dhe qeverive të G7-s, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë e SHBA-së. Që në samitin e G7-s në vitin 2015 ky vend rezultoi si një vend ideal samitesh. Sfond i mrekullueshëm për foto, një luginë jo e lehtë për t’u arritur dhe kështu shumë e përshtatshme për sigurinë. Të paktën 18.000 policë dhe një gardh sigurie 16 km i gjatë rreth kështjellës kujdesen që asnjë demonstrues të mos e prishë idilin. Të ftuarit vijnë me helikoptër. 180 milionë euro janë dhënë për sigurinë e samitit.

180 milionë euro shpenzohen për sigurinë e samitit në Kështjellën Elmau

Lufta dhe ndryshimi i klimës

Bukuria e vendit ku zhvillohet samiti ndodhet në kontrast të thellë me problemet e rënda aktuale që duhet të trajtohen aty. “Progres për një botë më të mirë” është motoja e samitit. Në krye do duhej të qëndronin tema si lufta kundër ndryshimit të klimës, kundër urisë dhe varfërisë. Por agresioni i Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e mëdha dhe ekzistenciale të tij dominojnë samitin. “G7 është këtë vit me një rëndësi të jashtëzakonshme”, thotë kancelari gjerman që shpreson një sinjal uniteti dhe vendosmërie nga ky samit.

Gjermania si mikpritëse ka një rol të rëndësishëm, dhe këtë avantazh Scholz do ta përdorë për të përmirësuar imazhin e tij. Në javët e fundit Gjermania duhet të dëgjonte shumë kritika ndërkombëtare. Vërtet që kancelari menjëherë pas shpërthimit të luftës inicioi kthesën e plotë të politikës së jashtme gjermane dhe atë të sigurisë dhe paralajmëroi armatimin masiv të Bundeswehrit. Por pas këtij njoftimi nuk pasoi asgjë.

Samiti i fundit i G7-s në Elmau, ku Gjermania kishte presidencën e radhës, qershor 2015

Mungesa e mbështetjes brenda SPD

Kancelari u kritikua për hezitim dhe lëkundje. Dërgimi i armëve në Ukrainë pati vonesa dhe Scholz vetë priti muaj derisa të udhëtonte në Ukrainë. Dukej sikur ai ishte duke bërë dredha për të mos e prerë plotësisht kanalin e komunikimit me presidentin Putin. Por hezitimi kishte edhe arsye të brendshme partiake. SPD, partia e kancelarit nuk e mbështet aspak e bashkuar “kthesën epokale” të Gjermanisë. Pacifizmi dhe bindja, se pa një përfshirje të Rusisë nuk mund të ketë paqe në Europë janë thellësisht të rrënjosura tek socialdemokratët. Por për shkak të agresionit brutal rus, pacifistët kanë heshtur.

Qeveria gjermane publikoi në fillim të javës një listë të gjatë me të gjithë mbështetjen ushtarake dhënë Ukrainës. Kreu i SPD, Lars Klingbeil, i afërt në qëndrime me kancelarin Scholz shkaktoi habi me kërkesën. “Gjermania duhet të ketë pretendimin e një fuqie udhëheqëse.” Në një fjalim ai theksoi pritshmëritë në rritje ndaj Gjermanisë. “Pas gati 80 vjetësh rezervim, Gjermania ka një rol të ri në sistemin botëror të koordinatave. Gjermania ka krijuar në dekadat e fundit një shkallë të lartë besimi. “Gjermania ndodhet gjithnjë e më shumë në epiqendër, ne duhet të ta përmbushim këtë pritshmëri që ekziston ndaj nesh.”

G7 dhe roli i Scholzit

Samiti i G7-s mund të jetë testi i parë për cilësitë drejtuese e moderuese të kancelarit gjerman. Nëse ai ia del që shtetet e G7-s të ndjekin një kurs të qartë dhe të bashkuar, kjo do të kishte efekt pozitiv ndaj tij. Që në ditën e parë do të flitet për sanksionet kundër Rusisë dhe ndihma të tjera afatagjata për Ukrainën. “Ne do të vazhdojmë edhe më tej të mbështesim Ukrainën financiarisht, nga ana humanitare, politikisht dhe me furnizime me armë, për aq kohë sa Ukraina ka nevojë”, tha Scholz të mërkurën në një deklaratë në Bundestag, ku edhe propozoi një plan rindërtimi për Ukrainën, analog me planin Marshall që SHBA përdori për Gjermaninë dhe vende të tjera pas Luftës së Dytë Botërore. Për rindërtimin do të nevojiten miliarda, për këtë do të flitet edhe në samitin në Elmau. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë virtualisht në bisedime.

Ndryshimi i klimës, uria dhe varfëria

Lufta ka bërë që të mungojnë furnizimet me drithëra nga Ukraina dhe Rusia. OKB paralajmëron nga katastrofa më e madhe e urisë prej dekadash. Ndërkohë që vendet e jugut global luftojnë që tani me pasojat e pandemisë së Coronës. “Nëse ne nuk ia dalim të jemi solidarë me këto vende, atëherë fuqi si Rusia dhe Kina do të shfrytëzojnë këtë”, paralajmëron kancelari gjerman. Scholz e vlerëson si të rëndësishme të përfshijë më shumë demokracitë e mëdha të Azisë, Afrikës dhe jugut amerikan. Koncepti për demokracinë është i reduktuar, nëse përqëndrohemi tek perëndimi klasik, ka thënë Scholz. Pesë vende partnere do të jenë pjesë e samitit në Elmau. Indonezia dhe India, që aktualisht dhe vitin e ardhshëm kanë kryesinë e G20-s, Senegali, si kryesues i Unionit Afrikan, Argjentina si kryesuese e bashkësisë së shteteve latinoamerikane dhe vendeve në Karaibe, dhe Afrika Jugore.

Me këto vende do të flitet edhe për “klubin e klimës”, një ide që kancelari e ka prej kohësh. Të gjitha vendet e tjera janë të ftuara të bashkëveprojnë, ato “që ndjekin një qëllim për përmirësimin e situatës dhe angazhohen për transformimin industrial, që është i nevojshëm, me qëllim që të krijohet një ekonomi neutrale kundrejt emetimit të gazrave ndotës dhe të ruhen vendet e punës kudo në botë”, është shprehur Scholzi.

Continue Reading

Shkrime

BE, unanimiteti dhe strategjia e shantazhit

Published

on

By

Unanimiteti si formë vendimmarrje në Bashkimin Evropian duhet hequr, pasi kjo lejon një vend që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të mbajtur peng një vendim apo më keq akoma një vend tjetër. Ky ishte qëndrimi i fortë i Kryeministrit Rama pas dështimit të Këshillit Evropian në hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të një vetoja bullgare, për çështje dypalëshe me vendin fqinj. Por Rama nuk ka qenë i parë që e ka shprehur një mendim të tillë të qartë. Edhe brenda Bashkimit Evropian liderë të rëndësishëm mendojnë se kjo formë e marrjes së vendimeve duhet shmangur pasi ‘është një mundësi për shantazh’. Më poshtë analiza e botuar sot në corriere.it, shkrim i gazetareve Francesca Basso dhe Miklena Gabanelli, që tregon domosdoshmërinë që BE ta marrë këtë vendim të rëndësishëm dhe çfarë ndodh sot në vendimmarrjet e ‘Unionit’.

Shkrimi i plotë në Corriere.it

“Ne duhet të kapërcejmë ‘parimin e unanimitet’, i cili krijon një logjikë bërë nga veto të kryqëzuara, dhe të shkojmë drejt vendimeve të marra me shumicë të cilësuar. Një Evropë e aftë për të marrë vendime në kohën e duhur është më e besueshme para qytetarëve të saj dhe përballë botës”. Fjalët janë kryeministrit italian Mario Draghi, të thëna 3 majin e kaluar gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian, fjalë të cilat parashtrojnë qartë se cili është problemi i Bashkimit Evropian në marrjen e vendimeve.

Evropa nuk është një shtet federal, monedha e përbashkët është miratuar dhe përdoret nga vetëm 19 nga 27 vende, nuk ka Kushtetutë evropiane sepse në vitin 2005 qytetarët francezë dhe holandezë votuan kundër në një referendum. Bashkimi Evropian është një komunitet ligjor i bazuar në traktatet e negociuara nga shtetet anëtare, të cilat ia kanë lënë juridiksionin Brukselit, por jo në të njëjtën masë në të gjitha fushat.

Për çështjet që konsiderohen si më të ndjeshmet politikisht, të gjitha shtetet duhet të jenë dakord. Në praktikë, vendet janë të gatshme të dorëzojnë kompetencat, me kushtin që të kenë garancinë për të parandaluar miratimi e vendimeve që nuk u pëlqejnë. Megjithatë, unanimiteti ngadalëson procesin e vendimmarrjes së Unionit dhe ndonjëherë përdoret nga një shtet anëtar për të “shantazhuar” të tjerët.

Unanimiteti si shantazh
Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës u bllokua për javë të tëra nga Hungaria, e cila ushtroi të drejtën e vetos derisa mori një përjashtim nga embargoja ruse e naftës, sepse ajo nuk ka dalje në det dhe e ka më shumë të vështirë diversifikimin e furnizimeve të saj. Por më pas e riktheu veton për ta rihequr me kushtin se që Patriarku i Moskës Kirill të përjashtohej nga sanksionet.

Direktiva e BE-së që synon të garantojë një taksë minimale globale prej 15% për kompanitë shumëkombëshe (taksa minimale globale) u bllokua fillimisht nga vetoja e Polonisë, e cila më pas e hoqi, por tani e ka vendosur Hungaria. Megjithëse nuk ishte deklaruar zyrtarisht, Varshava e kishte ndërprerë direktivën për të marrë dritën jeshile për Fondin e Rimëkëmbjes nga Komisioni i BE-së. Hungaria gjithashtu vuri veton ndaj saj për të ushtruar të njëjtin presion. BE-ja prezantoi një mekanizëm për të lidhur fondet e BE-së me respektimin e sundimit të ligjit, dhe Hungaria dhe Polonia vendosën veton ndaj buxhetit të BE-së për 2021-2027 derisa morën garancinë që të mos zbatohej menjëherë. Në vitin 2020, Qiproja vonoi sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë për javë të tëra, e shqetësuar për provokimet e Turqisë, e cila kërkonte hidrokarbure në ujërat e Nikosias pa autorizim.

Kur vendoset unanimisht
Brenda Këshillit nevojitet unanimiteti kur merren vendime në këto fusha: politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë (sanksione, deklarata politike, misione ushtarake); taksat (taksat e reja në nivel të BE-së, siç është taksa minimale për shumëkombëshet); sigurimi social ose mbrojtja sociale (të drejtat për t’u njohur në nivel të BE-së për të gjithë qytetarët evropianë); pranimi i shteteve të reja në Bashkimin Evropian (të 27 vendet duhej të miratonin statusin e kandidatit në Ukrainë); bashkëpunimin operativ policor ndërmjet shteteve anëtare. Në raste të tjera, Këshilli vendos me shumicë të cilësuar, të quajtur edhe “shumicë e dyfishtë”: 15 nga 27 vende duhet të jenë pro dhe të përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë totale të BE-së. Një abstenim konsiderohet votë kundër. Në vend të kësaj, pakica bllokuese duhet të përfshijë të paktën katër vende, të cilat përfaqësojnë mbi 35% të popullsisë së BE-së.

Çfarë thonë Traktatet
Traktatet aktuale parashikojnë tashmë mundësinë e procedimit me shumicë të cilësuar edhe në sektorët në të cilët duhet të merren vendime unanime, por për ta bërë këtë është e nevojshme që të 27 shtetet anëtare të bien dakord: këto janë “klauzolat kalimtare”. Domethënë, duhet unanimiteti për të mos zbatuar unanimitetin. Ndërsa ndryshimi i Traktateve rregullohet nga neni 48 i Traktatit të Lisbonës, i cili parashikon një procedurë të zakonshme dhe dy të thjeshtuara. Në të tre rastet, Këshilli Evropian në fund vepron në mënyrë unanime.

“Më lejoni të jem i qartë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të mbrojë këndvështrimin dhe interesin e tij kombëtar. Por, siç e kemi parë, gjithnjë e më shpesh vetoja përdoret si mjet pazari për çështje që nuk kanë asnjë lidhje me vendimin që duhet marrë”, është shprehur Draghi në fjalimin e tij.

Epo, pas një viti diskutimesh mes qytetarëve, institucioneve, shoqërisë civile dhe shoqatave përmes Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, qytetarët po kërkojnë nga institucionet evropiane që të zbatohet parimi i unanimitet vetëm për hyrjen e një shteti të ri në BE, dhe modifikimin e parimeve themelore. Pjesa tjetër të bëhet me shumicë të cilësuar.

Vendimet e Parlamentit
Më 9 qershor, Parlamenti i Bashkimit Evropian miratoi një rezolutë që u bën thirrje udhëheqësve të BE-së të fillojnë procesin e ndryshimit të Traktateve. Në mënyrë të detajuar kërkesat janë këto:

1) Kalimi nga unanimiteti në votim me shumicë të cilësuar në fusha të tilla si sanksionet, të ashtuquajturat klauzola kalimtare (lejojnë modifikimin e Traktateve) dhe emergjencat;

2) Ndryshimi i kompetencave që ka BE-ja në fushën e shëndetësisë, energjisë, mbrojtjes, politikave sociale dhe ekonomike;

3) Njohja e iniciativës legjislative dhe të drejtat e plota të bashkëligjvënësit për buxhetin e BE-së në Parlamentin e BE-së;

4) Të forcojë procedurën për mbrojtjen e vlerave themeluese të Unionit dhe të qartësojë përkufizimin dhe pasojat e shkeljeve.

Tani topi i kalon Këshillit Evropian dhe janë krerët e shteteve dhe qeverive ata që vendosin nëse do të ngrenë një konventë ndërqeveritare për rishikimin e Traktateve. Vendimi merret me shumicë të thjeshtë, që do të thotë 15 nga 27 shtetet anëtare (por rezultatet e Konventës duhet të miratohen unanimisht). Dhe ky është problemi i parë sepse më 9 maj, pak pas mbylljes së Konferencës për Ardhmërinë e Evropës, 13 vende të BE-së – Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Suedia – paraqitën një dokument jozyrtar në të cilin shkruajnë se fillimi i një procesi modifikimi të Traktateve do të ishte “i pamatur dhe i parakohshëm” dhe do të rrezikonte “të çenergjizonte” sfidat urgjente gjeopolitike me të cilat duhet të përballet Evropa”. Gjashtë vende – Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Spanja – i kanë dorëzuar Komisionit një dokument në të cilin ata kërkojnë të ndajnë propozimet “të cilat mund të zbatohen shpejt në kuadrin ekzistues të traktatit” dhe “reformat institucionale afatgjata” dhe ata deklarohen “në parim të hapur ndaj nevojës për të bërë ndryshime në Traktatet e përcaktuara së bashku”.

Këshilli nuk është i pabalancuar
Këshilli Evropian në konkluzionet e tij në takimin e së enjtes dhe të premtes së kaluar “merr parasysh propozimet” dhe thekson se “një ndjekje efektive” që duhet të sigurohet nga institucionet, “secila brenda kompetencave të veta dhe në përputhje me Traktatet”, asgjë më shumë. Topi më pas kërcen në presidencën e ardhshme të Këshillit të BE-së, e cila në korrik do t’i kalojë Republikës Çeke dhe më pas Suedisë, të cilët nuk e kanë fshehur se nuk duan të prekin Traktatet. Është e vështirë të pritet përparim në këtë front. Por ka zgjidhje të tjera, duke filluar me bashkëpunimin e zgjeruar që tashmë parashikohet nga Traktatet (është përdorur për shembull për të krijuar Zyrën e Prokurorit Publik Evropian): ai lejon të paktën nëntë shtete anëtare të bashkëpunojnë në një fushë specifike nëse është evidente se Unioni me 27 vendet nuk është në gjendje të arrijë objektivat që i ka vënë vetes brenda një kohe të arsyeshme.

Pandemia dhe tani lufta në Ukrainë po tregojnë se përgjigjet për problemet e mëdha nuk vijnë nga shtetet individuale, por nga BE-ja në tërësi. Kur COVID shpërtheu, blerja e përbashkët e vaksinave doli të ishte një strategji fituese. Plani ‘maxi’ i ndihmës për gjeneratën e ardhshme të BE-së, i financuar për herë të parë me borxh të përbashkët, përfaqëson një pikë kthese në historinë e Bashkimit. Por për sa kohë mbizotëron një logjikë kombëtare, e mbrojtur fort me votim unanim, është e vështirë të përparohet.

Dhe pastaj janë vendet, të gatshme për të ecur përpara, të cilat duhet të gjejnë guximin për ta bërë këtë, duke u lënë atyre që kundërshtojnë (dhe e konsiderojnë BE-në vetëm një mjet për mbledhjen e fondeve) përgjegjësinë për t’u kthyer prapa.

Continue Reading

Shkrime

Kriptomonedhat, zhvillim apo manipulim e mashtrim

Published

on

By

Nga Anastas Angeli

Që në kohën kur monedhat dixhitale (kriptomonedhat) “dolën në dritë”, në vitin 2008, periudhë kjo që përkon me atë të krizës financiare të kësaj kohe e kur një person (apo grup personash) nën emrin anonim Satoshi Nakamato, publikuan një shkrim shkencor me titullin “BitcoinNjë sistem elektronik për shkëmbimin palë-më-palë të parasë”, bashkë me rreth 15 vitet që kaluan, ngjarjet dhe zhvillimet kanë qenë të shumta dhe të mëdha. Vetë kriptomonedhat pasuan njëra-tjetrën, nga Bitcoin te Litecoin, nga Ethereum në ZEC, nga DASH, në Monero, NEO etj. Bashkë me to edhe platformat dixhitale në funksion të tyre. Ato u bënë pjesë e sistemit të pagesave monetare dhe pse jo e investimeve në tregje. Kjo, ndërkohë që ekonomia globale dhe bota financiare u goditën gjatë kësaj periudhe nga tronditjet e krizës dhe recensionit ekonomik të shkaktuar nga Pandemia e Covid-19 dhe pasojat e kërcënimet e krizës energjetike dhe asaj ushqimore, inflacionit të lartë dhe rritjes “së çmendur të çmimeve”, rrjedhojë e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe gjithë pasojat e tjera të kësaj lufte. Po ç’ndodhi me paranë elektronike, kriptomonedhat “Bitcoin” si babai i tyre?

KRIPTOMONEDHAT SI ZHVILLIM

15 vitet e jetës së kriptomonedhave janë shoqëruar jo vetëm me faktin e shndërrimit të tyre nga një ide në një realitet, duke u zhvilluar dhe krijuar platforma elektronike nga më të mëdhatë për tregtimin e këtyre kriptovalutave, por edhe me debate e dilema, teorike e praktike për to, rolin dhe të ardhmen e tyre. A janë ato një zhvillim apo mashtrim dhe spekulim?

Pa dyshim që nga pikëpamja e formës, mënyrës së përdorimit të monedhave dixhitale në transaksionet monetare përmes platformave elektronike, ato janë produkt dhe pjesë e zhvillimit të paimagjinueshëm të teknologjisë dixhitale, e cila tashmë është bërë pjese e gjithanshme e “jetës së re” të këtij shekulli. Cilat janë të rejat që solli lindja, zhvillimi dhe përdorimi i kriptomonedhave?

Nga pikëpamja monetare solli futjen në qarkullim, për efekt pagesash-transaksionesh dhe investimi, një monedhë të re, e cila synon të bëhet monedhë ndërkombëtare.

Por, siç është e njohur, zhvillimet kryesore të sistemit dhe monedhës ndërkombëtare janë të lidhura me krijimin e sistemit monetar ndërkombëtar, atij të Bretton Woods-it (1944). Ky ishte sistemi i parë i përdorur pas Luftës së Dytë Botërore, për të kontrolluar vlerën e parasë midis vendeve të ndryshme e që do të thoshte se çdo vend duhej të kishte një politikë monetare, që mbante kursin e këmbimit të monedhës së tij brenda një vlere fikse – plus ose minus një për qind – në terma të arit (at US$35 per troy ounce of fine gold, or 0.88867 gram fine gold per dollar). Por siç është e njohur, ishte presidenca Nixon që shkaktoi kolapsin e sistemit Bretton Woods, duke pezulluar zyrtarisht konvertueshmërinë e dollarit në ar më 15 gusht 1971 dhe mori vendimin e SHBA për të pezulluar konvertueshmërinë e arit. Kjo i dha fund një aspekti kyç të sistemit Bretton Woods. Pjesa e mbetur e sistemit, kunja e rregullueshme, u zhduk në mars 1973. (Një arsye kryesore për kolapsin e Bretton Woods ishte politika monetare inflacioniste që ishte e papërshtatshme për vendin e monedhës kryesore të sistemit). Edhe pse dollari amerikan vazhdon të jetë monedha më e fuqishme ndërkombëtare dhe mbas “shembjes” së këtij sistemi, lindja, futja në tregun monetar në vitin 1999 e monedhës së përbashkët europiane Euro për vendet e eurozonës përbënte zhvillimin historik në fushën monetare, në sistemin monetar ndërkombëtar. Dhe më pas, monedhat dixhitale pas vitit 2008 u konsideruan si një përpjekje madhore për t’u futur drejt një roli ndërkombëtar si monedhë (edhe pse janë ende shumë larg këtij synimi).

-Nga pikëpamja e zhvillimit të legjislacionit dhe akteve rregullative është ende në filizat e veta pasi janë të pakta vendet që kanë ndërmarrë akte ligjore që rregullojnë veprimtarinë e këtyre monedhave, edhe pse shumë autoritete rregullatore apo Banka Qendrore kanë nxjerrë akte më tepër për ta kontrolluar dhe për të qenë vigjilentë ndaj kësaj risie sesa për ta motivuar atë.

Në këndvështrimin teknologjik, platformat dixhitale që perdoren janë zhvilluar e përsosur vazhdimisht dhe me shpejtësi, duke mundësuar lehtësimin e përdorimit të tyre në një kohë shume të shpejtë dhe shtimin e garancive të sigurisë së tyre.

-Njëhershmi, ky zhvillim i përdorimit të kriptomonedhave, jo vetëm që ndryshoi shumë kulturën, teknikat dhe mënyrën e punës në përdorimin e tyre, veçanërisht në transaksione, por progresoi kulturën financiare e monetare dhe pasuroi fjalorin, terminologjinë e botës monetare me atë teknologjikë të papërdorur më parë për përdoruesit dhe tregjet financiare, analistët e këtyre tregjeve dhe vetë ekonomistëve dhe financiarëve.

-Më në fund, një çështje e rëndësishme është se lindja e fenomenit të monedhave dixhitale dhe e krijimit të tregut të tyre shënoi një epokë të re në fushën monetare duke u shoqëruar (që po vazhdon dhe sot) me debate për këtë fenomen, të ardhmen e tij, çfarë roli dhe funksioni do të ketë në të ardhmen në krahasim me rolin dhe funksionet tashmë të konsoliduara dhe klasike të parasë. Dhe më tej:

-Ajo që përbën edhe thelbin e debatit, mbulimin në ar apo në ç’formë tjetër nga Bankat Qendrore të kësaj monedhe. Dhe nëse ky zhvillim do të shkojë drejt synimit të plotë të vet, për më tepër në kushtet e zhvillimeve globale post-Covid dhe të luftës në Ukrainë, për t’u shndërruar në monedhë ndërkombëtare. A do t’i duhet botës financiare t’i drejtohet një Bretton Woods-it të Ri? Po cili është realiteti?

Çfarë po ndodh?

JANE KRIPTOMONEDHAT NJE MANIPULIM APO MASHTRIM?

Kur investitorët e parë “nxituan” të investonin në kriptomonedha dhe filluan përdorimin e platformave dixhitale për transfertat e para të pagesave, duket se “u buzëqeshi fati”. Kështu që Bitcoin, “zemra” e kriptomonedhës, jetoi lulëzimin e vet me ulje-ngritjet e pritshme të tregut. Me fillimin e luftës në Ukrainë dhe krizën që pason u shfaq ideja dhe u duk se kjo monedhë do të ishte edhe “shkopi magjik” i shpëtimit nga kriza ekonomike, financiare që po kërcënon ekonominë globale dhe inflacioni i lartë. Por zhgënjimi ishte i shpejtë. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por përkundrazi, tronditja e kriptomonedhave kryesore ishte shumë e fuqishme. Ky tërmet, rrethet e të cilit vazhdojnë e zgjerohen, tronditën thellë besimin e investitorëve humbjet e të cilëve po shkojnë në miliarda e miliarda dollarë dhe numri i të “viktimizuarve “nga ky fenomen po bëhet tronditës. Sipas njoftimeve të fundit, tronditjet e këtij tregu vazhdojnë dhe humbjet janë të mëdha. Por, si erdhi kjo situatë? Përse tashmë analistët e ekonomisë e vlerësojnë këtë situatë si tepër negative? Është kjo për vetë pikëpyetjet që kjo monedhë (kriptomonedhat) mbart që nga krijimi i tyre? Është kjo për shkak të qëndrimeve dhe përplasjeve të gjigantëve multimiliarderë të kundërta për këto monedha dhe efektit psikologjik i saj? Apo lufta në Ukrainë dhe kriza ekonomike, ajo energjetike, e çmimeve dhe inflacioni i lartë dhe sasia e investimeve në këto monedha dixhitale nga investitorët e mëdhenj e të vegjël në këta sektorë te goditur nga kriza? Apo të gjitha së bashku? Le t’u referohemi disa informacioneve më të fundit:

Ndërsa lufta në Ukrainë nuk po ndalet dhe kërcënimi i krizës energjetike, recensionit ekonomik, rritjes së çmimeve dhe staglacionit vazhdon e rritet, njoftimet dhe nga tregjet e kriptovalutave janë negative dhe mjaft dëshpëruese.

-Dy ditë më parë njoftimet janë se një kolaps i Bitcoin-it kërcënon San Salvadorin, të parin shtet ku kjo monedhë u ligjërua dhe u fut ne përdorim.

-Një lajm tjetër tronditës vjen nga bota e monedhave dixhitale: Manipuluan çmimin e Dogecoin në një “skemë kriptopiramidale”: Elon Musk, SpaceX dhe Tesla paditet për 258 miliardë dollarë përvetësime në gjykatën federale me pretendimet se Musk “manipuloi” drejtpërdrejt çmimin e Dogecoin në një “skemë kriptopiramidale” të qëllimshme të kryer përmes “Twitter”. Padia pretendon se kriptomonedha- Dogecoin, që u lançua në vitin 2013, është një “ndërmarrje e paligjshme mashtrimi” e nxitur nga promovimi dhe manipulimi në “Twitter”.

-Këto lajme vijnë në një kohë që tronditja në tregjet e kriptomonedhave po shtohet, çka dëshmohet edhe nga fakti se Binance, platforma më e madhe në botë dixhitale për tregtimin e kriptovalutave, ndërpreu përkohësisht pagesat në Bitcoin dhe vlera e Bitcoin ka rënë për më shumë se 10 për qind, ose nën 24 mijë dollarë për copë, që është niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 2020. Kjo tregon se kriptovalutën më të madhe e kanë goditur problemet makroekonomike, përfshirë edhe inflacionin e madh. Kështu, sipas analistëve, kjo tronditje vazhdon të thellohet me shpejtësi negativisht. Tashmë, çmimi i Bitcoin është ulur 28% nga një javë më parë dhe tani është -67% nga nivelet më të larta që nga nëntori, duke pësuar një rënie të madhe drejt nën 21 mijë dollarë. Kapitali i tregut është ulur në 430 miliardë dollarë dhe dominimi i tij është zvogëluar me 2% brenda një dite.

-Ndërkaq, vijnë edhe shpërthimet me deklarime të miliarderit Bill Gate, i cili e përshkruan fenomenin që po ndodh si “100 % të bazuar në budallallëkun më të madh teorik”

Ndërsa bilioneri Warren Buffett deklaroi se nuk do të ofrojë as 25 dollarë për gjithë sasinë e Bitcoin-it që qarkullon në botë. “Nëse ju më thoni, -theksoi ai,- që unë të bëhem zotërues i gjithë sasisë së Bitcoin-it që qarkullon në botë dhe ju ma ofroni atë për 25 dollarë, unë nuk do t’i blija ato, sepse çfarë mund të bëja me to? Në një mënyrë apo tjetrën do të më duhet t’jua shisja përsëri juve. Por me to ju nuk mund të bëni asgjë (ato s’kanë vlerë)”.

Pa dyshim që këto deklarime nuk janë thjesht kundërvënie ndaj Pronarit të “Amazon” (që këto kohë po anancon monedhën e vet dixhitale- Amazon) apo Elon Musk (tashmë i paditur për skemë mashtruese me kriptomonedha), por janë edhe një thirrje për “vigjilencë” për të gjithë investitorët, të mëdhenj e të vegjël, që kanë dhe po investojnë në tregun e kriptomonedhave. Dhe efekti psikologjik, pa dyshim, nuk mund të jetë i pakonsiderueshëm.

Kjo situatë dëshmon se dilemat dhe pikëpyetjet për të ardhmen e kriptomonedhave janë ende të pazgjidhura. Kush do të fitojë? Zhvillimi teknologjik i ndershëm apo manipulimi dhe mashtrimi? Le të presim dhe të shikojmë.

Continue Reading

Shkrime

Rama si Noli, nuk kupton nga politika reale

Published

on

By

Shpëtim Nazarko

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar luidhur me samitin e Bashkimit Europian ku u ndal tek fjalimi i kryeministrit tonë për të cilin tha se Rama është shumë larg të të kuptuarit të politikave reale.

Ai tha se fjalimi i Ramës dëmton vendin tonë, ndërsa shtoi janë disa gjëra që si përcakton dot kryeministri por vetëm i zbaton ato.

Sipas tij, kur Rama të flasë për Bullgarinë apo Maqedoninë duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse ai që prish këtë aks prish më tepër sesa mendon kryeministri, pasi aksi Maqedoni- Bullgari- Shqipëri pengon interesat e fqinjëve.

“Bullgaria ka atë drejtë. Siç e gjykoj unë fjalimi i Ramës është një nga ato 4 fjalimet e spikatura të shtetit. Nqs heqim paralele është e ngjashme me fjalën e Fan Nolit në OKB. Mendoj se si fjalimi i Nolit dhe Ramës mund të quhet një fjalim i shënuar, por Rama si Noli janë shumë larg të kuptuarit të vendit të vet.

Konfliktet që kanë ndodhur atëherë po të kthehemi pas në kohë do shohësh se ato po ndodhin dhe tani dhe ajo që s’ka kuptuar Rama është se krijuesit e shtetit tonë austriakët janë krijuar dhe vetë për të penguar interesat tokësore të Rusisë të cilat përmes Maqedonisë, Shqipërisë kërkonin të pushtonin pjesën tjetër të botës, pra interesat kalojnë në Bullgarinë e djeshme dhe Shqipërinë e djeshme dhe të sotme.

Pra ky aks që nis nga Shqipëria dhe shkon në Bullgari është aksi më i rëndësishëm europian që pengon interesat e Rusisë për të vazhduar . kështu aleanca më e madhe do të ishte forcimi i aksit Shqipëri – Maqedoni- Bullgari që materializohet si Korridori i 8.

Mendoj se pavarësisht fjalimit elokuent të Ramës për mua është një dëm që i ka bërë vendit të tij. Mund ta duartrokas nëse do isha një njeri i palidhur me skemat por nisur nga interesat tona ndërkombëtare dhe besoj se e ka domosdoshmëri jetike që të mos prishte marrëdhëniet me Bullgarinë. Janë disa gjëra që si përcakton dot kryeministri por i zbaton ato.

Siç e perceptoj unë këtë problem, prishja e aksit Shqipëri Maqedoni- Bullgari si intereson vetëm Rusisë por edhe Europës sepse nëse do na ndihmonte realisht kjo rrugë pengon interesat tokësore të Rusisë ndaj ambicieve të veta. Kur Rama të flasë për Bullgarinë apo Maqedoninë duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse ai që prish këtë aks prish më tepër sesa mendon kryeministri, pasi aksi Maqedoni Bullgari Shqipëri pengon interesat e fqinjëve”, tha ai.

Sa i përket Ballkanit të Hapur Nazarko tha se ajo është një manovër që nuk të çon askund. Ai theksoi se kjo nismë është shumë herë më e vogël se sa mund të jetë krijimi i ‘Korridorit 8” sepse vetëm ky e bën vendin tonë partnere të denjë për Europën.

“Serbia ka një politikë të ngjashme me atë të Titos që kanë kancelaritë shtetërore të klasit të parë ndërsa ne përfytyrojmë. Mendo sikur vërtet të ndërtohet ‘korridori 8’ dhe në këtë aks armikun më të madh do të kemi Serbinë, Greqinë sepse pozicionet e tyre ngelen si zorrë qorre pas nesh. Në këtë sens besoj se Rama nuk po arrin të kuptojë se forma nuk pjell përmbajtje, por sqimë.

Ne duhet të kuptojmë se historia e Ballkanit të hapur është shumë herë më pak me aksin e korridorit të 8 sepse ndërtimi i saj e bën një nga fuqitë më të mëdha në rajon. Mendoj që historia e Ballkanit të hapur është një manovër dhe Ramës i duhet më shumë se çdo herë edhe për shkak të marrëdhënieve me Europën apo ekonominë, i duhet të ndërtojë kancelarinë e shtetit. Ti bësh presion Europës me Ballkanin e hapur për mua është qesharake” tha Nazarko.

Continue Reading

Shkrime

ANALIZË: Rënia e Dmitry Medvedev

Published

on

By

RUSI- Në verën e vitit 2010, presidenti i atëhershëm rus, Dmitry Medvedev, u nis në një turne në Silicon Valley, në kërkim të investitorëve dhe ideve sesi të modernizonte ekonominë e vendit të tij.

Presidenti i ri, i njohur për dashurinë e tij për teknologjinë, zhvilloi vizita në Google, Apple dhe Twitter në atë që bashkëthemeluesi i platformës së mediave sociale Biz Stone e përshkroi si “një nga ditët më të veçanta në historinë e Twitter-it”.

Pikërisht aty Medvedev shkroi postimin e tij të parë në Twitter. Këto ditë, Medvedev tenton të përdorë Twitter-in dhe platforma të tjera të mediave sociale për postime ‘të ndyra’ rreth zyrtarëve amerikanë dhe evropianë, si dhe për të bërë kërcënime të fshehta për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe për të fshirë Ukrainën nga harta.

Në një postim në Telegram të hënën, ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet t’i luten Rusisë që të rifillojë negociatat për kontrollin e armëve.

“Lërini të vrapojnë ose të zvarriten vetë dhe ta kërkojnë”, shkroi ai.

Pavarësisht se ka postuar në Twitter “Mad Libs” e tij luftarake në një sërë gjuhësh, audienca e Medvedevit ka shumë të ngjarë të jetë vendase.

“Ka shumë shqetësime në mesin e elitës, madje edhe midis atyre që konsiderohen të jenë nën mbrojtjen e Putin-it”, tha Mark Galeotti, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara për prestigjiozen “Foreign Policy”, përcjell Albanian Post.

Në tetor të vitit të kaluar, pak para se Rusia të fillonte të ndërtonte praninë e saj të trupave përgjatë kufirit të saj me Ukrainën, Medvedev botoi një ese në gazetën ruse Kommersant, e cila vlonte me teori konspirative dhe përbuzje për liderët e Ukrainës.

Në një pasazh të mbushur me ngjyrime antisemitike, ai akuzoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është hebre, se ishte i lidhur me nazistët. Kërcënimet me zjarr dhe squfur janë bërë normë nga zyrtarët e lartë rusë dhe drejtuesit e televizionit shtetëror rus.

Zbritja e ish-presidentit në një tërbim mezi të kuptueshëm kundër makinës perëndimore pasqyron zhvendosjen më të gjerë të Rusisë nga fqinji i bezdisshëm në një kërcënim ekzistencial për Evropën – dhe ndoshta më keq.

“Është një nga intrigat më të mëdha të politikës aktuale të brendshme. Rusia ka ndryshuar. Dhe Medvedev duhet të tregojë se i përket kësaj Rusie”-tha Tatiana Stanovaya, një analiste politike ruse dhe themeluese e konsulencës R.Politik.

I përbuzur nga liberalët për gatishmërinë e tij për të kënaqur Putin-in dhe i parë me dyshim nga të fortët e shërbimeve të sigurisë ruse për hapat e tij ndaj Shteteve të Bashkuara, Medvedev është bërë gjithnjë e më i izoluar vitet e fundit pasi aleatët e tij janë arrestuar ose dëbuar në mërgim.

“Medvedev është një nga figurat më të cenueshme në elitën politike ruse”,-tha Stanovaya.

Në një postim në Telegram këtë muaj, Medvedev u përpoq të trajtonte disa nga spekulimet rreth figurës së re të tij.

Marrë dhe përkthyer nga Foreing Policy.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING