Rajon

Targat, lojë nervash/ Të gjithë kundër të gjithëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Beogradi do të qëndrojë në krah të serbëve në Kosovë, të cilët, sipas tij, kanë treguar se nuk duan të dëgjojnë Albin Kurtin dhe as të tjerët, lidhur me konvertimin e targave nga ato të lëshuara në Serbi, në targa të Kosovës

‘Nuk duhet pritur se çfarë do të thonë ndërkombëtarët. Shtetet e Quntit dhe SHBA dihet se janë kundër. Ata nuk kanë arritur të bindin as Albin Kurtin për shtyrjen e afatit’ – tha Vuçiç, duke theksuar: Serbët në veri të kosovës do dëgjojnë ndërgjegjen e tyre dhe duan tu respektohen të drejtat e tyre”

Kur ka mbetur edhe më pak se një javë deri në përfundimin e afatit për riregjistrim të targave, interesimi për të bërë një gjë të tillë në mesin e serbëve në Kosovë, duket se është i ulët, pavarësisht se presidentja Osmani, para pak ditësh u shpreh se “Shumica e tyre janë shprehur pro “

Më 24 tetor, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sërish u ka bërë thirrje serbëve në veri që të konvertojnë target dhe se shtyrje të afatit nuk ka

Nga përtej Atlantikut, Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, tha se shpreson që kjo të zgjidhet në mënyrë paqësore ditëve në vijim.

TRENDING

Exit mobile version